Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas miratimit në lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Haradinaj ka thënë se miratimi i ligjit ishte fitore e protestuesve, të cilët sipas tij nuk u dorëzuan për ditë të tëra.

“Kjo ishte fitore e protestuesve për ditë të tëra që nuk u dorëzuan, ndërsa ata që bënë pazare në kurriz të dënimit të liderëve të UÇK-së, le të mendohen mirë”, ka shkruar Haradinaj.