Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haradinaj e quan Kurtin “sundimtar”: Protestuesve u dha gaz lotsjellës e dajak

GD
Gazeta Demos19 tetor 2026 në 21:21
Haradinaj e quan Kurtin “sundimtar”: Protestuesve u dha gaz lotsjellës e dajak

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e atëhershëm të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, se kanë dhënë urdhër politik për ndërhyrjen e Policisë ndaj protestuesve më 5 tetor, gjatë protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Në Debat Plus, Haradinaj ka thënë se ndërhyrja ndodhi një natë para skadimit të afatit për zgjedhjen e presidentit, duke e cilësuar atë si vendim politik.

“Priti deri një natë para skadimit të afatit dhe dha urdhër politik policisë për të ndërhyrë, me iu tregu ligjin. E kujt po ia tregon ligjin, atyre që po lypin ligj”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka thënë se protestuesit kishin dalë në rrugë për të kërkuar zbatimin e ligjit dhe jo për të kërkuar diçka të jashtëligjshme.

“E qeveria që i merr pagat prej taksave të këtyre njerëzve”, është shprehur ai, duke kritikuar mënyrën se si u trajtuan protestuesit.

Haradinaj ka thënë se e respekton Policinë dhe pjesëtarët e saj, por ka kritikuar atë që e ka cilësuar si ndërhyrje të urdhëruar politikisht.

“Policia duhet ta bëjë një dallim mes qeverisjes dhe sundimit. Vërtetë duhet të sundojë rendi e ligji, por nuk duhet të sundojë politika kundërligjshëm, përmes mekanizmave të rendit e ligjit”, ka deklaruar ai.

Haradinaj ka shtuar se protestuesit, të cilët sipas tij po kërkonin zbatimin e ligjit, u përballën me gaz lotsjellës dhe dhunë.

“Sundimtari i detyroi ata njerëz me plagë e vuajtje e trauma, për tri javë ditë me i ardhë para zyrës, në vend me ua dhënë ligjin, u dha gaz lotsjellës e dajak. E kujt është kjo qeveri, që i jep dajak e gaz lotsjellës qytetarëve që po kërkojnë ligj”, ka thënë Haradinaj.

Protesta e 5 tetorit u përshkallëzua jashtë objektit të Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit hodhën mjete piroteknike, ndërsa Policia ndërhyri me gazllotsjellës dhe ujë me presion

haradinajprotestuesvelotsjellës

Të ngjashme

Haradinaj: VV-ja po i sulmon Dautin e Saminë sepse nuk po i nënshtrohen

Haradinaj: VV-ja po i sulmon Dautin e Saminë sepse nuk po i nënshtrohen

22:09
Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

21:20
Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje

21:06
Përplasje te Ministria e Brendshme, protestuesit qëllojnë me gurë dhe molotov, efektivët përgjigjen me gaz lotsjellës

Përplasje te Ministria e Brendshme, protestuesit qëllojnë me gurë dhe molotov, efektivët përgjigjen me gaz lotsjellës

18:37

Më shumë nga Lajme

  • 22:31Matoshi: Unë jam demonstrues i ‘80-ve deri mas luftes, asnjë gjilpërë s’është vjedhë
  • 22:27Zemaj: Vitia nuk dha përgjegjësi politike për rastin e foshnjës në lavatriçe, po kërkohet për ndërrimin e foshnjave
  • 22:27Policia në Ferizaj ka identifikuar një person të dyshuar për dhunë në familje pas një një video-incizim në rrjetet sociale
  • 22:14Protesta në Tiranë, 3 të lënduar gjatë ditës së sotme, mes tyre një i mitur dhe një përfaqësues i medias
  • 22:14Zëvendësministrja e Brendshme në Shqipëri: Efektivët janë të lodhur, por në krye të detyrës