Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hapet platforma për raportimin e pasivizimit të adresave në Luginë

GD
Gazeta Demos24 gusht 2025 në 15:16
Hapet platforma për raportimin e pasivizimit të adresave në Luginë

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook hapjen e një faqeje online ku mund të raportohen rastet e pasivizimit të adresave në Luginën e Preshevës.

Ai u shpreh se pasivizimi që po ushtrohet ndaj atje, nga ana e autoriteteve shtetërore të Serbisë, siç tha, paraqet metodën e sofistikuar të spastrimit të heshtur etnik.

“Raporto pasivizimin te faqja e KDNJ: pasivizimi.com. Pasivizimi që, viteve të fundit, po ushtrohet ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga ana e autoriteteve shtetërore të Serbisë, paraqet metodën e sofistikuar të spastrimit të heshtur etnik”, shkroi ai.

Kamberi gjithashtu tha se krijimi i kushteve të barabarta të jetës, nëpërmjet inkuadrimit të drejtë e proporcional në institucionet publike e shtetërore ishin siçu shpreh, qëndrimet bazë të tri marrëveshjeve të nënshkruara.

“Edhe pse që nga përfundimi i konfliktit të armatosur, përfaqësuesit politik shqiptar, me ndërmjetësimin edhe të ambasadave mike që veprojnë në Beograd, kanë nënshkruar disa marrëveshje me qeverinë në Beograd, mungesa e vullnetit politik në kryeqendrën e Serbisë ka bërë që këto marrëveshje të mos respektohen. Krijimi i kushteve të barabarta të jetës, nëpërmjet inkuadrimit të drejtë e proporcional në institucionet publike e shtetërore ishin qëndrimet bazë të tri marrëveshjeve të nënshkruara.Qeveritë në Beograd, në vazhdimësi dëshmuan se edhe marrëveshjet e nënshkruara, e programet e aprovuara nga vet ajo, i shkelin dhe nuk i respektojnë”.

“Përkundër kësaj, në vend të ndërmarrjes së masave afirmative për të përmirësuar pozitën e shqiptarëve, Ministria e punëve të brendshme e Serbisë, duke i keqpërdorur në mënyrë drastrike dispozitat e Ligjit për vendbanimin dhe vendqëndrimin ka nisur procesin e pasivizimit të adresave për mijëra shqiptarë, metodë kjo administrative e spastrimit etnik apo shpopullimit të Luginës së Preshevës”.

“Ky proces, jo vetëm nga përfaqësuesi politik e institucional të shqiptarëve, por edhe nga shoqëria civile në serbi, vëzhgues të jashtë e institucione ndërkombëtare është cilësuar si shkelje e të drejtave elementare të njeriut, meqë është duke u zbatuar në mënyrë selektive ndaj shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës”, shkroi Kamberi.

Ai tha se pasivizimi i adresave, ndikon në humbjen e shumë të drejtave civile, sikurse edhe në humbjen e të drejtës së votës.

“Prapavija e gjithë këtij marifeti është tentativa që përmes pasivizimit të adresave në mënyrë selektive ndaj shqiptarëve, të krijohet një pasqyrë e rrejshme të strukturës demografike, e cila nuk përkon as për së afërmi me gjendjen faktike në terren. Pasivizimi i adresave, ndikon në humbjen e shmë të drejtave civile, sikurse edhe në humbjen e të drejtës së votës”.

“Përmes këtij procesi diskriminues e jashtëzakonisht të dëmshëm, përfaqësimi i shqiptarëve në pushtetin lokal në Medvegjë është minimizuar ekstremisht, prj tetë asemblistë në Kuvendin komunal sa ishin në vitin 2018, tanimë përfaqësohen vetëm me dy. Pra, shihet qartë se pasivizimi i adresave është mekanizmi nëpërmjet të cilit Beogradi po kryen shpopullimin e këtyre komunave nga shqiptarët. Kjo është një krim”.

“Për ta eliminuar këtë proces dhe pasojat e tij të dëmshme, për çdo ditë me angazhimit tonë të përditshëm duhet të senzibilizojmë e opinionit kombëtar e ndërkombëtar. Për të qenë i sukseshëm angazhimi jonë për ndërkomëtarizimin e kësaj problematike duhet edhe bashkëpunimi i secilit qytetarë të prekur nga procesi i pasivizimit të adresave. Prandaj, për njoftim të rasteve apo edhe këshilla juridike, ata duhet të paraqiten në platformën e hapur enkas për pasivizimin nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Luginë www.pasivizimi.com . Krimi që po kryhet duhet dëshmuar. Dëshmia më e fortë është deklarata e njerëzve të prekur nga ky proces”, u shpreh tutje Kamberi.

Më shumë nga Lajme

  • 23:5513-vjeçari pësoi 20 goditje në tru pas një aksidenti në trampolinë, mjekët e shpëtuan
  • 23:14Vdes ish-futbollisti shqiptar
  • 23:06Detaje nga ngjarja makabre në Greqi, djali fshehu trupin e të atit të vdekur për më shumë se dy vite në frigorifer
  • 23:04Zelensky: Ukraina ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në BE
  • 23:02Behrami i bindur se Kurti i gatshëm ta dërgojë vendin pafundësisht në zgjedhje: Vetëm qytetarët mund ta ndalin përmbysjen e shtetit