Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hapet konkursi për 50 zyrtarë korrektues në Shërbimin Korrektues të Kosovës

GD
Gazeta Demos17 maj 2026 në 12:09
Hapet konkursi për 50 zyrtarë korrektues në Shërbimin Korrektues të Kosovës

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka njoftuar hapjen e konkursit për rekrutimin e 50 zyrtarëve korrektues në kuadër të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Sipas njoftimit, konkursi u ofron mundësi kandidatëve që plotësojnë kriteret ligjore dhe profesionale të bëhen pjesë e institucioneve kyçe të sistemit të sigurisë dhe rendit në vend.

Pozitat e hapura janë të ndara sipas institucioneve: Qendra e Paraburgimit në Gjilan – 15 pozita, Qendra Korrektuese në Dubravë – 15 pozita dhe Burgu i Sigurisë së Lartë (BSL) – 20 pozita.

Afati për aplikim është nga 20 maji deri më 19 qershor 2026.

Detajet e konkursit dhe formulari i aplikimit janë të publikuara në ueb-faqen zyrtare të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Më shumë nga Lajme

  • 16:59“Serbia po krijon perceptim të rremë për krizë”, Maqedonci për praninë e KFOR-it në Urën e Ibrit
  • 16:52Del jashtë kontrolli zjarri në një zonë të Pukës, digjen tre banesa në lagjen ‘Pepaj’, nis evakuimi i banorëve
  • 16:42SHBA krijon korridor detar në Ngushticën e Hormuzit, synon të nxjerrë miliona fuçi naftë nga Gjiri Persik
  • 16:42Turqia kërkon urdhërarrest ndërkombëtar për Netanyahun
  • 16:41E konfirmon Ministria, viti i ri shkollor fillon më 1 shtator