Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hapet fusha e parë e tenisit në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan

GD
Gazeta Demos5 shtator 2025 në 16:15
Hapet fusha e parë e tenisit në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan

Sot në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan është përuruar zyrtarisht fusha e re e tenisit, investim i përbashkët ndërmjet Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Federatës së Tenisit të Kosovës.

Sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës, ky është edhe një hap i rëndësishëm për zhvillimin e sportit dhe promovimin e rehabilitimit brenda sistemit korrektues.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Ismail Dibrani, Kryetari i Federatës së Tenisit të Kosovës, Jeton Hadërgjonaj, reprezentuesi i Kosovës në tenis për meshkuj, Naim Shehu, si dhe Drejtori i Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan, Ylber Topalli.

Gjatë fjalës së tij, Dibrani vlerësoi rëndësinë e aktiviteteve të tilla brenda sistemit korrektues, duke theksuar se sporti është një mjet i fuqishëm për rehabilitim dhe ri-integrim të suksesshëm në shoqëri. Ai falënderoi Federatën e Tenisit për bashkëpunimin dhe përkushtimin e treguar.

“Ky investim synon përmirësimin e kushteve për aktivitete rekreative dhe sportive, si pjesë e programeve rehabilituese për të dënuarat. SHKK falënderon Federatën e Tenisit për bashkëpunimin dhe përkrahjen në realizimin e këtij projekti me rëndësi të veçantë për institucionin”, thuhet në njoftim.

Burgu i grave Lipjantenis

Më shumë nga Lajme

  • 16:49Pse Gjykata Kushtetuese vendosi datën 6 tetor si afat të fundit për ta zgjedhur presidentin?
  • 16:44Aksion në Tiranë, arrestohen 8 persona në kërkim për vrasje, drogë, armëmbajtje dhe vjedhje
  • 16:38Liria ka emër fton bashkatdhetarët t’i bashkohen protestave nëpër Evropë më 26 dhe 27 shtator
  • 16:11Shefi i EULEX-it: Shërbimi Korrektues i Kosovës, lider jo vetëm në rajon, por edhe për shumë shtete të Evropës
  • 16:07BE-ja në trevjetorin e sulmit në Banjskë: Serbia të nxjerrë menjëherë para drejtësisë përgjegjësit