Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” ka nisur edicioni i 23-të i Javës së Bibliotekës, me temën “RILINDJA - Zëra në kujtesë”, që sjell në fokus historinë e shtypit, librit dhe trashëgimisë së Rilindjes.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës, në ditën e parë u hapën tri ekspozita, ndërsa gjatë javës do të zhvillohen aktivitete të ndryshme kushtuar librit, shtypit, kujtesës dhe trashëgimisë kulturore

Programi vazhdon deri më 2 tetor, ndërsa nesër mbahet edhe Takimi Vjetor i Drejtorëve të Bibliotekave Kombëtare të Evropës Juglindore, me fokus bashkëpunimin rajonal dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në shërbimet bibliotekare.