Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Hap i rëndësishëm drejt zbardhjes së skandalit që e kemi denoncuar”, thotë Musliu-Shoshi për aktakuzën ndaj Damkës

GD
Gazeta Demos4 korrik 2025 në 21:23
“Hap i rëndësishëm drejt zbardhjes së skandalit që e kemi denoncuar”, thotë Musliu-Shoshi për aktakuzën ndaj Damkës

Deputetja e zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka përshëndetur aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale ndaj ministrit Fikrim Damka për keqpërdorim të buxhetit shtetëror.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky veprim përbën një hap të rëndësishëm drejt zbardhjes së skandalit që siç tha “e kemi denoncuar më 1 qershor 2022, përmes një kallëzimi penal të paraqitur bashkë me avokatin Faton Fetahu”.

“Ajo që mbetet e pashpjegueshme është mos përfshirja në aktakuzë e dy protagonisteve kyçe të kësaj afere: zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla -Schëarz dhe zëvendësministrja Liza Gashi, si përfituese direkte përmes organizatës Germin”.

“Kjo marrëveshje, e realizuar me pëlqimin e znj. Schëarz, shkel katër ligje të Republikës së Kosovës dhe dëmton mbi 1 milion euro nga buxheti public”.

“Në këtë drejtim, i bëj thirrje me mirëbesim dhe respekt Prokurorisë Speciale që të shqyrtojë me kujdes të plotë përgjegjësinë dhe rolin e çdo zyrtari të përfshirë në këtë rast, përfshirë ministren Gërvalla dhe zëvendësen e saj, znj. Gashi”.

“PDK do të vazhdojë të mbrojë interesin publik dhe të kërkojë llogaridhënie për çdo abuzim me pushtetin dhe pasurinë e qytetarëve”, tha Musliu-Shoshi.

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Ligje të rëndësishme mbesin pezull, kërkohet miratimi i tyre para 6 tetorit
  • 23:39“OVL -PDK jeni armiku kryesor për mbrojtjen e krerëve në Hagë, s’latë gjë pa bërë qe 27 vjet”, reagon bashkëshorti i Albulena Haxhiut
  • 22:35Kurti uron Ditën e Bashkimit të Gjermanisë: Historia duhet të shërbejë si udhërrëfyes
  • 22:16Dita e Ribashkimit Gjerman, Rudolph: Në Kosovë, ky proces ka një kuptim të veçantë
  • 21:50Takimet me Hamzën e Abdixhikun, Ramadani: Lojë e Kurtit që s’ka qëllime të sinqerta, jam për Ligjin por jo pazaret