Vogëlushja, Hana Shushnjaku e cila është vetëm 2 muaj e gjysmë është diagnostikuar me një sëmundje të rrallë dhe serioze të mëlçisë. Në terma mjekësor; Atresia e rrugëve biliare (Gallengangatresie).
Kjo sëmundje nënkupton se rrugët biliare të Hanës nuk janë zhvilluar si duhet, duke pamundësuar funksionimin normal të mëlçisë. Gjendja e saj shëndetësore është e rëndë dhe kërkon ndërhyrje urgjente kirurgjikale si dhe trajtim të specializuar jashtë vendit.
Familja e Hanës po përballet me një sfidë të madhe emocionale dhe financiare në përpjekje për t’i siguruar vajzës së tyre trajtimin e nevojshëm për të shpëtuar jetën e saj.
