Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hamza: Serbia duhet të japë llogari për krimet e luftës dhe fatin e të zhdukurve

GD
Gazeta Demos28 korrik 2026 në 18:36
Hamza: Serbia duhet të japë llogari për krimet e luftës dhe fatin e të zhdukurve

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas nisjes së gërmimeve në Zubin Potok, ku dyshohet për një varrezë masive, duke theksuar se edhe pas 27 vitesh mijëra familje në Kosovë vazhdojnë të jetojnë me dhimbjen dhe pasigurinë për fatin e më të dashurve të tyre të zhdukur gjatë luftës

Hamza tha se është e papranueshme që Serbia ende nuk ka dhënë llogari për krimet e kryera në Kosovë dhe vazhdon të fshehë të vërtetën për personat e zhdukur me dhunë.

Ai shtoi se Kosova do të vazhdojë të kërkojë zbardhjen e fatit të çdo të zhdukuri, drejtësi për familjet dhe përgjegjësi për çdo krim të kryer gjatë luftës.

Reagimi i plotë:

Sot në Zubin Potok po gërmohet për mbetje mortore, pas dyshimeve për një varrezë masive. Edhe pas 27 vitesh, ne ende jetojmë me dhimbjen e pritjes dhe shpresën për të mësuar të vërtetën për mijëra qytetarë të zhdukur me dhunë gjatë luftës.

Është e papranueshme që, ndërsa në Hagë po e presim përfundimin e procesit të padrejtë gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, Serbia ende nuk ka dhënë llogari për krimet monstruoze të kryera mbi popullsinë tonë dhe vazhdon ta mbajë peng të vërtetën për mijëra të zhdukur.

Kosova e ka paguar shtrenjtë çmimin e luftës. Edhe Mitrovica e ka përjetuar rëndë këtë dhimbje, me mbi 100 familje që ende presin përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre. Në mesin e tyre janë edhe familjet e 23 intelektualëve mitrovicas, njerëz të dijes dhe vlerave kombëtare, shumica prej të cilëve ishin miq shumë të afërt të mi, të cilët u panë për herë të fundit më 19 prill 1999 në fshatrat e Zubin Potokut.

Një ditë kjo dhimbje do të marrë fund, por e vërteta duhet të dëgjohet dhe drejtësia duhet të vihet në vend.

Kosova nuk do të ndalet së kërkuari të vërtetën për çdo të zhdukur, drejtësi për çdo familje dhe përgjegjësi për çdo krim. Ky është detyrimi ynë moral, kombëtar dhe shtetëror!

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 15:28Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë pas aktgjykimit në Hagë: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën
  • 15:21Dënimi i ish-krerëve, djali i ish-ushtarit të UÇK-së: Jo në emër tim, as të babait tim me 9 plagë në trup dhe 34 copa nga minahedhësi serb
  • 15:21Dënimi i ish-krerëve, djali i ish-ushtarit të UÇK-së: Jo në emër tim, as të babait tim me 9 plagë në trup dhe 34 copa nga minahedhësi serb
  • 15:14Vajza e Jakup Krasniqit: Një njeri i zakonshëm nuk mund ta ketë atë buzëqeshje pas atij vendimi
  • 15:08Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s takon gjeneralin italian para marrjes së drejtimit të KFOR-it