Kryetari i PDK-së Bedri Hamza, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku po trajtohet në lexim të parë ndryshimi i Ligjit për Specialen.
Hamza në fjalën e tij tha se lufta e UÇK-së është luftë e drejtë dhe luftë e popullit.
"Populli i Kosovës për lirin e vet, për shtetin e vet është organizuar përmes UÇK-së dhe e ndihmuar nga NATO dhe vendet demokratike, të botës demokratike është fituar liria dhe ka ardhur pavarësia", tha Hamza.




