Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka akuzuar LVV-në dhe Listën Serbe se janë duke i shkaktuar dëm shtetit të Kosovës.
Kështu u deklarua ai para mediave, pas vendimit për shtyrjen e seancës konstituive.
“Unë jam i bindur që të gjitha këto veprime që janë duke i bërë, janë duke i bërë në dëm të vendit, kurrgjë tjetër, qoftë Lista Sërpska, qoftë ndonjë parti tjetër, në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje, janë duke i bërë dëm vendit”, u shpreh Hamza.



