Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se çështja e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit nuk lidhet me emrat e kandidatëve, por me respektimin e Kushtetutës dhe rregullave për përfaqësimin e subjekteve politike.
Në një lidhje telefonike në Debat Plus, Hamza tha se qëndrimi i PDK-së është i qartë dhe se postet e nënkryetarëve u takojnë subjekteve politike sipas radhës së përcaktuar me Kushtetutë.
“E din ai [Kurti] qëndrimin e PDK-së, ia kam bërë shumë të qartë. Është e rregulluar me Kushtetutë kujt i takojnë nënkryetarët. Janë poste që iu takojnë subjekteve politike sipas radhës, qysh janë zgjedhur në të kaluarën, dhe kjo e ka logjikën e vet. Me i pasë opozita numrat është pozitë”, deklaroi Hamza.
I pyetur nëse duhet të diskutohet për ndërrimin e emrave të kandidatëve për nënkryetarë, Hamza tha se kjo nuk është çështje emrash.

