Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hamza: Kosova duhet të ecë përpara, jo kriza të reja – kapitull i ri, tani

GD
Gazeta Demos22 dhjetor 2025 në 14:20
Hamza: Kosova duhet të ecë përpara, jo kriza të reja – kapitull i ri, tani

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar sot një video-mesazh drejtuar qytetarëve, ku thekson se zgjedhjet e 28 dhjetorit paraqesin një moment vendimtar për drejtimin e vendit.

“Në këtë datë, ne, qytetarët e këtij vendi, jemi përballë një vendimi të qartë: ta vazhdojmë rrugën mbrapa, me kaos, pasiguri dhe ndarje; apo ta ndryshojmë kahjen dhe të ecim përpara, me stabilitet, zhvillim dhe shpresë”, shprehet Hamza në video.

Ai nënvizon se zgjedhja e tij është e qartë dhe e lidhur drejtpërdrejt me të ardhmen e vendit: “Unë zgjedh të ecim përpara. Për familjet tona. Për fëmijët tanë. Për Kosovën.”

Në përmbyllje të mesazhit, kandidati për Kryeministër fton qytetarët në bashkim rreth vizionit të tij politik: “Të gjithë bashkë. Përpara!”

Videoja është pjesë e komunikimit zgjedhor të PDK-së në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ku Hamza synon të paraqesë një alternativë të bazuar në stabilitet, zhvillim dhe shpresë për Kosovën.

VIDEO

bedri hamza

Më shumë nga Lajme

  • 21:32Zëdhënësi i Aleancës i reagon VV-së: Ju i dërguat tre zyrtarë të shtetit në Serbi, punëtori i Trainkos ua zbuloi skandalin
  • 21:25Mbetjet mortore në Zubin-Potok, Limani: Në njërin lokacion dyshohet se trupat u zhvendosën për të fshehur krimet
  • 21:18Ahmeti: Pos UDB-së, asnjë nuk kishte interes për vrasjen e Jusuf Gërvallës dhe Kadri Zekës
  • 21:11Rizvanolli reagon për vagonët e Trainkos
  • 21:09Zyra e BE i kërkon Kosovës të përafrohet më shumë me Ukrainën dhe t’i ndihmojë në fushën e energjisë