Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hamza: Ka pasë koordinim të plotë mes Kurtit dhe Osmanit për caktimin e datës së zgjedhjeve

GD
Gazeta Demos21 janar 2026 në 21:19
Hamza: Ka pasë koordinim të plotë mes Kurtit dhe Osmanit për caktimin e datës së zgjedhjeve

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës ka marrë edhe kësaj radhe mbi 190 mijë vota, duke e cilësuar rezultatin si të vlerësueshëm, por jo të mjaftueshëm për objektivat e partisë.

Në një paraqitje në emisionin “Rubikon”, Hamza falënderoi votuesit e PDK-së dhe tha se subjekti i tij politik e ka pranuar rezultatin zgjedhor, duke shtuar se e ka uruar fituesin.

“Partia Demokratike e Kosovës edhe kësaj radhe ka marrë mbi 190 mijë vota. Unë dëshiroj t’i falënderoj të gjithë votuesit e PDK-së. Ne kemi pranuar rezultatin zgjedhor. Unë e kam uruar fituesin. Nuk është ky rezultati të cilin e ka dëshiruar PDK, për të cilin jemi angazhuar. Mirëpo është për t’u vlerësuar sepse janë rreth 200 mijë vota. Ky rezultat nuk i mjafton PDK-së dhe PDK duhet të organizohet, të punoj shumë që, kurdo që të mbahen zgjedhjet e ardhshme, me pasë një rezultat tjetër dhe më shumë vota.” – tha Hamza.Sipas Hamzës, caktimi i datës së zgjedhjeve ka qenë “një koordinim i plotë” mes kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani.

“Ka më shumë se një arsye pse ky rezultat, por një prej arsyeve është caktimi i datës së zgjedhjeve. Unë e shprehi respektin dhe konsideratën për të gjithë bashkëatdhetarët tonë. Kam vlerërsim për kontributin e tyre gjatë të gjitha fazave dhe periudhave, mirëpo ne nuk mund ta mohojmë si fakt që vota prej diasporës dhe vota e bashkatdhetarëve tanë në Kosovë ka shku në përqindje mbi 70 për subjektin e Vetëvendosjes. Caktimi i datës së zgjedhjeve ka qenë një koordinim i plotë mes zotit Kurtit dhe Presidentes Osmani.” – shtoi ai.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 20:26Pas ofertës së Kurtit, reagon Lushtaku: Kryeministri i pit qorr, po kushtëzon votën për ligjin që mbronë historinë tonë për interesat e tij politike
  • 20:13Kurti tallet në konferencë: “Prita se po shkoni te Hamza për t’i bërë pyetje”, “çka po ua merr mendja për propozimet”
  • 20:08Kurti-gazetarëve: Mos i thirrni Konjufcën e Rushitin, por thirreni Bedri Hamzën
  • 19:57Kurti propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja
  • 19:55Zhvillimet e fundit në vend, vjen reagimi nga LDK