Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hamza garanton: Nëse nuk i rris pagat 50% në fillim të mandatit, dorëhiqem dhe kërkoj falje

GD
Gazeta Demos23 dhjetor 2025 në 22:00
Hamza garanton: Nëse nuk i rris pagat 50% në fillim të mandatit, dorëhiqem dhe kërkoj falje

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, u zotua publikisht se qysh në fillim të mandatit qeverisës, nëse e merr atë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, do t’i rrisë pagat për 50%.

Në Rubikon të Klan Kosova, ai dha detaje të programit të tij në aspektin e rritjes së pagave.

“Kemi premtuar rritjen e pagave 50%, dhe po qe s’e bëj në fillim të mandatit, as fundi i vitit nuk më zë në zyrë të kryeministrit. S’kam pse rri. Do të jap dorëheqje, do të kërkoj falje që s’kam mundur t’i mbaj premtimet, e përfundoj mandatin dhe vjen dikush tjetër. Jam i vetëdijshëm sa është kostoja e kësaj, e di nga mbulohen, dhe e di që ka mundësi me ndodhë, ndonëse nuk është e lehtë. Por rritja e pagave prej 50% edhe për arsimtarë, për personelin arsimor, për personelin shëndetësor, për policë, ushtarë, zjarrfikës, për shërbyes civilë, për mbi 85 mijë njerëz që realizojnë paga përmes buxhetit të Kosovës”, deklaroi Bedri Hamza.

Ai foli edhe për sektorin privat, si dhe për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve të sektorit privat dhe krijimin e fondit të papunësisë. “Çka do të thotë kjo? Dikush që e humb vendin e punës, jo pse ai nuk po do të shkojë në punë, por për atë që e humb vendin e punës për shumë arsye, pra që ai të mos e ketë presionin se të gjithë e dimë se e kemi nga një kredi, kemi obligime të ndryshme, pra të mendojë qysh në muajin e parë se si të kalojë në asistencë sociale, si ta paguajë këstin e kredisë, si ia del t’i mbulosh shpenzimet dhe të kesh një mirëqenie minimale. Kështu krijohet fondi i papunësisë, kjo nuk është shpikje, ka plot vende të botës që e kanë. Pra, t’ia ia garanton për 6 muaj derisa ai ose të rikualifikohet ose risistemohet, ia paguan 80% të pagës së fundit”, u shpreh Hamza.

Ndër të tjera, kreu i PDK-së foli edhe për çështjen se a kanë më shumë para qytetarët tani apo para 5 vjetësh.

Ai theksoi se “nominalisht, ti mund të kesh më shumë para, por realisht blen më pak gjëra”. Kjo për faktin se, sipas tij, “diçka çka ke blerë në të kaluarën me 100 euro, ty sot të shkojnë 150 euro”

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 00:00Trump: Nuk do të kërkoj falje për luftën me Iranin
  • 23:36Kosova ofron ndihmë për Shqipërinë dhe Malin e Zi për zjarret
  • 23:17Osmani për ofertën e Kurtit: Deshi të na poshtërojë, na vlerësoi edhe më pak sesa partitë minoritare
  • 22:40Njoftim me rëndësi për ata që aplikojnë për dokumentin e shtetësisë
  • 22:32Protesta në Tiranë, qytetarët në ditën e 76-të marshojnë drejt Kryeministrisë