Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hamiti: 7 qershori është dita kur Kosova mund të dalë nga kurthi i Albin Kurtit

GD
Gazeta Demos1 maj 2026 në 15:41
Hamiti: 7 qershori është dita kur Kosova mund të dalë nga kurthi i Albin Kurtit

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se pushteti që ka shkelur Kushtetutën vazhdimisht po kërkon votë për ta siguruar mundësinë që edhe në të ardhmen të bëjë një gjë të tillë.

Duke numëruar dëmet që pushtetit i VV-së ia ka shkaktuar Kosovës, ai ka thënë se më 7 qershor mund të ndalet keq qeverisja.

Në profilin e tij në Facebook, Hamiti ka shkruar 7 qershori është dita kur Kosova mund të dalë nga kurthi i Albin Kurti.

“Drejtuesit e pushtetit “Krejt dhe drejt” që e shkelën Kushtetutën më shpesh se të gjitha qeveritë e mëhershme bashkë – që e kanë bërë shkeljen normë të sjelljes së tyre ‘demokratike’ – po kërkojnë votë për ta siguruar mundësinë që të vazhdojnë ta shkelin edhe në të ardhmen për qejfin dhe dobinë e vet pushtetore. Klasa politike pushtetore e 5-6 viteve të kaluara që, me politikat e veta të papërgjegjshme, e plandosi Kosovën nën sanksione të ashpra financiare të BE-së për më shumë se 30 muaj dhe po e quan sukses heqjen e tyre, ndonëse dëmi është bërë, premton ‘suksese’ të ngjashme”, ka shkruar ai, duke kritikuar pushtetin e VV-së.

“Lideri Vetëvendosjes, Albin Kurti, që e katandisi vendin keq në këto vite në një ndërmarrje të përbashkët me bashkëmendimtarë, po e kërkon besimin e qytetarëve për të vazhduar me sundimin e vet. Sepse të qeverisë nuk do. Votat për qeverisje i pati, Qeverinë e pati, por, kur nuk mundi ta ri-instalojë pushtetin “Krejt dhe drejt” duke e bërë edhe Presidentin që rreshtohet me të, vendosi ta çojë vendin në zgjedhje me shpresën se qytetarët i japin mandat të pakufizuar për të sunduar. Kosova duhet të dalë prej kurthit të Albin Kurtit. Qytetarët e kanë në dorë ta refuzojnë ambicien e tij për t’u bërë Sundimtari i Kosovës me votën e tyre. 7 qershori është dita kur mund ta bëjnë këtë. Kështu Kosova do të mund të kthehej në rrugën e vet demokratike”, ka shkruar ai.

Më shumë nga Lajme

  • 23:59A ka një “PO” nga LDK-ja nesër për VV-në?, Sadiku zbulon qëndrimin
  • 23:43Avni Dehari flet për vdekjen e dy djemve te tij: Arbnori sa e mbaroi fakultetin, Astriti ishte absolvent, e kishin jetën përpara…
  • 23:23Deri në 20 minuta pritje në dalje nga Kosova te Dheu i Bardhë
  • 23:14Dikush më telefonoi nga burgu dhe tha: Kam një lajm të keq”, Avni Dehari rrëfen si e morën vesh për Astritin
  • 22:54Trumpi thotë se Kimi i Koresë së Veriut u është përgjigjur uverturave të tij