Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haliti: PDK nuk duhet ta përjashtojë një marrëveshje me LVV-në

GD
Gazeta Demos18 korrik 2026 në 13:19
Haliti: PDK nuk duhet ta përjashtojë një marrëveshje me LVV-në

Partia Demokratike e Kosovës nuk duhet ta përjashtojë mundësinë e një marrëveshjeje politike me Lëvizjen Vetëvendosje, thotë ish-deputeti i kësaj partie, Xhavit Haliti. Sipas tij, një bashkëpunim i tillë duhet të ndërtohet mbi një marrëveshje për qeverinë dhe jo vetëm për zgjedhjen e presidentit.

Në një intervistë në KosovaPress, Haliti deklaron se çdo marrëveshje ndërmjet dy partive duhet të garantojë një program të përbashkët qeverisës për një mandat të plotë katërvjeçar.

Megjithatë, ai shton se brenda PDK-së ka zëra që e kundërshtojnë një bashkëpunim të tillë dhe çështja duhet të trajtohet në mënyrë demokratike. “Unë po them që ne mund të merremi vesh për presidentin, por paraprakisht duhet të merremi vesh për qeverinë, për bashkëqeverisje. Në qoftë se Partia Demokratike pranon bashkëqeverisjen, edhe VV-ja pranon bashkëqeverisjen me Partinë Demokratike, atëherë zgjidhet presidenti dhe fillojnë negociatat për zbatimin e një projekti të përbashkët, një programi të përbashkët i cili duhet të zgjasë 4 vjet qeverisje… Unë po them numrat janë. Nuk jemi të gjithë një mendje. Domethënë që ka edhe kundër koalicionit në PDK ka zëra edhe kundër një koalicioni me VV-në. Kjo çështje duhet të diskutohet në organet e partisë, duhet të diskutohet në këshill drejtues. Në qoftë se s’ka pajtueshmëri, po them të duhur, atëherë normalisht është demokratike dy mendimet futen në vota dhe ajo del një vendim i cili është i obliguar për të gjithë…09:05 Unë kam mendimin tim. Që nuk është keq me bë marrëveshje. Sepse ne nuk jemi armiq në mes veti. Jemi kundërshtarë politikë. Nuk e besoj që bëhet, të drejtën me ju thënë. Por, gjithçka mund të ndodhë”, thekson ai.

Ai përmendi Sami Lushtakun si një nga figurat që publikisht ka shprehur rezervat ndaj një koalicioni me LVV-në, duke shtuar se ai nuk është i vetmi me këtë qëndrim.

Duke folur për procesin e zgjedhjes së presidentit, Haliti tha se në mungesë të një marrëveshjeje për qeverisje, PDK-ja nuk ka detyrim të mbështesë kandidatin për president. Megjithatë, sipas tij, partia mund të marrë vendime që shmangin bllokimin e institucioneve.

Haliti tregon edhe kushtet që kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ia ka paraqitur liderit të LVV-së, Albin Kurti, në takimin e tyre të fundit më 10 korrik.

“Në qoftë se është ndërprerë gjithçka, pas propozimeve ose pas kushteve që i ka qit zoti Hamza, është, e ka ndërprerë dhe e ka pamundësuar më tutje bisedimin. Unë nuk e di. S’kam qenë unë aty, dhe s’jam, s’jam zëdhënës i zotit Hamza. Nuk e di, nuk e di tamam, por unë po besoj që i ka qit kushtet të cilat i ka PDK-ja. Po s’është problemi a mund t’i paraqesim, por unë po besoj që ky projekti për zbatimin e atij projektit ekonomik që e ka pasur Bedriu si kandidat për kryeministër, edhe për koalicionin. Po them, nuk mundet me pas koalicion sepse po e zgjedhim një president të propozuar nga PDK-ja, edhe që s’është i PDK-së. Absolutisht s’mundet me pas koalicion. Mundet me pas, mundet me pas përgjegjshmëri politike të kryetarit të partisë, të partisë, për të mos e bllokuar procesin. Vendimi i pa i palëvizshëm, i pandryshueshëm, që ne të mbesim në opozitë dhe ta zgjedhim presidentin për t’i hapur mundësi zgjedhjes”, shton ai.

Më shumë nga Lajme

  • 23:5513-vjeçari pësoi 20 goditje në tru pas një aksidenti në trampolinë, mjekët e shpëtuan
  • 23:14Vdes ish-futbollisti shqiptar
  • 23:06Detaje nga ngjarja makabre në Greqi, djali fshehu trupin e të atit të vdekur për më shumë se dy vite në frigorifer
  • 23:04Zelensky: Ukraina ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në BE
  • 23:02Behrami i bindur se Kurti i gatshëm ta dërgojë vendin pafundësisht në zgjedhje: Vetëm qytetarët mund ta ndalin përmbysjen e shtetit