Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haliti i kundërpërgjigjet Hotit: E shkeli marrëveshjen, tash po tenton t’ua lërë fajin të tjerëve

GD
Gazeta Demos9 shtator 2026 në 21:00
Haliti i kundërpërgjigjet Hotit: E shkeli marrëveshjen, tash po tenton t’ua lërë fajin të tjerëve

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka reaguar pas deklarimeve të ish-kryeministrit dhe deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, lidhur me situatën politike dhe çështjen e zgjedhjes së Presidentit.

Haliti ka kritikuar Hotin për mosrespektimin, sipas tij, të marrëveshjes së arritur ndërmjet LDK-së dhe LVV-së, duke theksuar se Hoti kishte deklaruar se nuk do të qëndronte në sallë gjatë procesit për zgjedhjen e Presidentit.

“Avdullah Hoti, pasi nuk e respektoi marrëveshjen që kishte arritur subjekti i tij me LVV-në dhe deklaroi se nuk do të qëndronte në sallë për çështjen e Presidentit, tash, në mënyrë retroaktive, po përpiqet t’i japë vetes të drejtë”, ka shkruar Haliti.

Ai ka thënë se në diskutimin për konstituimin e Kuvendit po anashkalohet, sipas tij, një fakt i rëndësishëm.

“Ndërkohë, po harrohet një fakt i thjeshtë: nëse këta gjashtë do të ishin pro, ashtu siç është edhe vetë LDK-ja për prof. Bekim Sejdiun, çështja e konstituimit do të ishte moti e përfunduar”, është shprehur deputeti i LVV-së.

Në fund, Haliti ka kritikuar përpjekjet për t’ua atribuuar përgjegjësinë të tjerëve.

“Prandaj, është e vështirë të kërkosh përgjegjësi te të tjerët, duke anashkaluar rolin dhe përgjegjësinë tënde”, ka përfunduar ai.

halitimarrëveshjentash

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Parashikimi i motit për ditën e nesërme
  • 23:20“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Lipjan
  • 22:51“Kurti me vetëdije po i bën komplot institucioneve”, Dardan Krasniqi tregon pse Aleanca nuk shkoi në Kuvend
  • 22:48Përplasje Syla – Hoxha: Pse s’po e gjuni Nagavcin me bojë – nuk e bëj angazhimin tim me të bind
  • 22:47Daka: Nuk jam e çuditur, Kosova prej dy vitesh në kaos politik, ligjor e kushtetues