Hajnat kanë vjedhur dy kositëse bari në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

“Është raportuar se nga shtëpia e viktimës mashkull kosovar, e cila ishte e pabanuar persona të dyshuar të panjohur kanë vjedhur dy kositëse të barit. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.