Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga PDK, Petrit Hajdari, ka reaguar ashpër ndaj atyre që, sipas tij, po tentojnë të përfitojnë politikisht përmes fotografive nga arkiva.
“Me fotografi të arkivës nuk kalohet, me kujtime të vjetra nuk mashtrohet Drenasi. Nuk mjafton me dalë në foto të vjetra e me u kujtu veç kur vjen fushata. Kush ka qenë turist në PDK, s’mundet sot me u paraqit si themelues,” ka theksuar Hajdari.
Ai ka shtuar se qytetarët e Drenasit i njohin mirë ata që kanë punuar për këtë parti dhe për vendin, po ashtu edhe ata që e kanë përdorur për interesa personale. “Sot e din krejt Drenasi që edhe drejtorat e tij janë kundër PDK-së, sepse s’kanë të përbashkët as vizionin, as vlerat,” ka deklaruar ai.
