Petrit Hajdari kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit dje qëndroi në Korrotic të poshtme e Zabel të ulët.
Ai u prit ngrohtësisht nga shumë qytetarë ku i dhanë mbështetje.
“Krejt Korrotica e Poshtme dhe Zabeli i Ulët PDK. Krejt Drenasi PDK.
Teksa dita e fitores së madhe po afron, qytetarët po na bashkohen me të madhe.
Qytetarët e Drenasit e kanë marrë tashmë vendimin e duhur. PDK është adresa për të ardhmen, punën e shpresën e këtij vendi.
Faleminderit shumë të gjithëve që po na besoni! Edhe pak ditë kanë mbetur deri në ditën kur Drenasi nis të frymojë ndryshe. Nisë të frymojë ma mirë!
#mamireperDrenasin #PDK191
Petrit E. Hajdari |’, shkroi Hajdari.