Në QKUK në klinikën e Pediatrisë, ka shpërthyes një gyp i kanalizimit.
ShSKUK ka bërë të ditur se uji nuk ka depërtuar në dhoma.
Postimi:
Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës njofton opinionin publik se në një nga repartet e Klinikës së Pediatrisë në QKUK, mbrëmë, në mesnatë, ka ndodhur një problem teknik, ku është shkaktuar shpërthimi i një gypi të kanalizimit në hapësirat e korridorit të një reparti të kësaj klinike.
