Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gucati reagon pas arrestimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së nga autoritetet serbe: Serbia është në gjah ndaj luftëtarëve tanë

GD
Gazeta Demos25 nëntor 2025 në 18:11
Gucati reagon pas arrestimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së nga autoritetet serbe: Serbia është në gjah ndaj luftëtarëve tanë

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë njoftoi më 25 nëntor se ka arrestuar një person me inicialet A.Q., të lindur më 1973, duke e akuzuar për organizim të grupit, nxitje për kryerjen e gjenocidit dhe krimeve të luftës gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Sipas deklaratës së MPB-së serbe, i arrestuari dyshohet se i ishte bashkuar shtabit lokal të UÇK-së për fshatin Romajë në prill të vitit 1998 dhe si pjesë e brigadës 138 “Agim Ramadani” kishte marrë pjesë në luftime në Koshare në vitin 1999.

Ai aktualisht ndodhet në paraburgim me masë ndalimi 48-orësh, ndërsa ndaj tij pritet të dorëzohet një kallëzim penal në prokurorinë kompetente.Lidhur me arrestimin, në FIVE në TV Dukagjini ka reaguar kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, i cili e identifikoi të arrestuarin si Avni Qenaj nga fshati Romajë i Hasit.

Ai e shprehu shqetësimin e tij të për këtë rast dhe për ndjekjet e vazhdueshme që Serbia po u bën ish-pjesëtarëve të UÇK-së.Kreu i OVL-UÇK-së ripërsëriti edhe një herë apelin e vazhdueshëm që ish-luftëtarët të mos kalojnë përmes Serbisë nën asnjë rrethanë.

“Kam dëgjuar se është arrestuar që Avni Qenaj nga fshati Romaj e Hasit. Kështu me keqardhje po them, më vjen keq që ende nuk kam të dhënë konkrete. Me sa po flitet është pjesëtar i UÇK-së. Besoj që do të jetë ashtu. Megjithëse nuk po mundemi t’i nxjerrim ë dhënat tona.Unë besoj që po gabojnë që po i bijnë këta djem nëpër Serbi. Ne iu kemi bërë apel edhe përmes televizionit tuaj, që çdo njeri që është pjesëtar i UÇK-së të mos shkoj nëpër Serbi. Se Serbia është duke hulumtuar, është nëpër gjah që t’i ndal të gjithë pjesëtarët e UÇK-së dhe tu ngrit aktakuza edhe pa bazë”, ka thënë Gucati.

OVL UCK

Më shumë nga Lajme

  • 12:49Nëse ligji i ri hyn në fuqi, Cali e Pjetër Shala kthehen në Kosovë për vuajtje të dënimit – detaje tjera të propozuara për Specialen
  • 12:49Osmani në Vjenë: Rruga evropiane e Kosovës është pjesë e identitetit tonë
  • 12:16OVL-UÇK kërkon mburojë ligjore për ish-krerët e UÇK-së: Të ndalohet rihapja e rasteve të gjykuara
  • 12:15Gazetari Mentor Gjergjaj zgjidhet në krye të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës
  • 12:14Kandidati i vetëshpallur për president në Austri: Do të rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë