Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gucati: Ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm

GD
Gazeta Demos22 janar 2026 në 12:27
Gucati: Ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati beson që ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të dalin të pafajshëm, duke theksuar se beson që drejtësia nuk do të jetë selektive e politike.

“Unë besoj më 16-17 do të jemi në Hagë, do t’i dëgjojmë katër bashkëluftëtar tanë. Besojmë që do të jemi atje, nëse na lejohet, i kemi bërë kërkesa para dy dite, besoj që do të na lejohet të marrim pjesë. Unë besoj dhe dua të besoj fuqishëm ata do të dalin të pafajshëm. Se besoj që drejtësia do të jetë drejtësi politike apo selektive, do të jetë një drejtësi e mirëfilltë evropiane”, tha Gucati, pasi bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz në 28-vjetorin e sulmit të dytë ndaj familjes së komandantit legjendar, Adem Jashari.

Gucati ka bërë të ditur edhe se do të marrin pjesë në protestën e 17 shkurtit që është thirrur nga platforma “Liria ka Emër”, e ku do të bëhet thirrje për drejtësi ndaj çlirimtarëve.

“Mua më vjen keq kjo pyetje që ma bërët, është me spec. Qysh nuk marr pjesë bre unë dhe gjithë shokët. Ne marrim pjesë në protesta. Ne nuk jemi këshill organizativ, kemi thënë me kohë, arsyet dihen pak a shumë, a në protestë do të marrim pjesë. Unë vetë kam vuajtur burgun edhe i kemi shokët, i kemi njerëzit që kanë luftuar”, tregoi Gucati.

Hysni GucatiIsh-krerët e UÇK-së

Më shumë nga Lajme

  • 13:31IKSHPK dhe KRU “Prishtina” koordinojnë monitorimin e cilësisë së ujit të pijshëm
  • 13:31Ish-futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte
  • 12:55Trupat e dy alpinistëve të zhdukur për dekada të tëra u gjetën pas shkrirjes së akullnajës zvicerane
  • 12:53Ymeri: Dikush freskohet në pishinë, dikush pret për barna në Onkologji – kjo tregon komprometimin e Kurtit
  • 12:52Vuçiq pret përgjigje nga Rutte për Kosovën dhe Urën e Ibrit: Besoj se do të bisedojmë deri të martën