Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati tha se java që po lëmë pas ishte një javë me stres si shkak i kërkesave të prokurorisë për t’i burgosur me nga 45 vite secilin prej katër ish-udhëheqësve të UÇK-së.
Megjithatë, Gucati ka vlerësuar se situata u qetësua kur fjala përfundimtare kaloi tek mbrojtja e cila sipas tij po demanton një nga një pretendimet e prokurorisë.
“Ka qenë një javë e nxehtë në stres sepse një pjesë e qytetarëve apo edhe nanat tona, prindërit tonë nuk e dijnë rolin e prokurorit dhe kur prokuroria ka kërkuar 45 vjet burg për secilin, familjet janë ndje shumë keq, besa edhe qytetarët por me kohën u qetësuan sidomos kur mori fjalën mbrojtja dhe filloi t’i hedhë poshtë aktakuzat e prokurorisë, që gjoja ka pasur krime lufte në Kosovë, krime lufte ka pas po ato i ka kry Serbia. Kështu që unë besoj se mbrojtja është e fortë dhe po demanton një nga një pikat e prokurorisë”, tha Gucati.
