Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

“Thaçi për president”, Haradinaj: Vazhdimi i mandatit të tij është nder për ne si shqiptarë

GD
Gazeta Demos22 gusht 2026 në 11:40
“Thaçi për president”, Haradinaj: Vazhdimi i mandatit të tij është nder për ne si shqiptarë

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër situatën aktuale institucionale në vend, duke e akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po e bllokon funksionimin e Kuvendit dhe po e mban Kosovën në krizë politike.

Haradinaj tha se ditët po kalojnë ndërsa Kuvendi mbetet i pakonstituuar, duke e cilësuar këtë si “djegie të mandatit” të deputetëve të zgjedhur.

“Ditët po kalojnë, seanca, Kuvendi është inekzistent. E vërtetë që është djegie e mandatit të atyre që janë zgjedhur, djegie e mundësisë dhe kjo po ndodh nga regjimi i Kurtit”.

Sipas tij, mos-thirrja e seancës me arsyetimin se mungesa e një marrëveshjeje mund të shkaktojë tensione apo dhunë në Kuvend është vetëm një arsyetim.

“Ai e ka instaluar veten mbi Kushtetutën, institucionet dhe mbi çdo obligim kushtetues dhe ligjor. Mos-thirrja e seancës me arsyetimin se nëse s’ka marrëveshje ndodh dhunë në seancë, është vetëm alibi”.

Haradinaj ka folur edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke e cilësuar edhe këtë si një “alibi” për zvarritjen e procesit.

Ai ka propozuar një zgjidhje që lidhet drejtpërdrejt me ish-presidentin Hashim Thaçi, duke thënë se vazhdimi i mandatit të tij do të ishte një mundësi për të shmangur mbajtjen peng të vendit.

“Çështja e marrëveshjes për president edhe kjo është alibi që ndodh qëllimshëm.”

“Është nder edhe i kësaj legjislature që t’ia vazhdojmë mandatit presidentit Thaçi, atij i është marrë mandati, dhe me kthimin e tij, është në nderin tonë si shqiptarë, si komb, për shkak të një kundërpërgjigjeje armiqve të Kosovës, që t’ua vazhdojmë mandatin”, u shpreh ai./

mandatitharadinajthaçi

Të ngjashme

Menduh Thaçi: Dënimi i Hashim Thaçit erdhi si rezultat i spiunimit të rëndë

Menduh Thaçi: Dënimi i Hashim Thaçit erdhi si rezultat i spiunimit të rëndë

17:14
Haradinaj në Deçan për “Ditën e Gështenjës”, vlerëson traditën dhe fermerët

Haradinaj në Deçan për “Ditën e Gështenjës”, vlerëson traditën dhe fermerët

16:24
Haradinaj në Deçan për “Ditën e Gështenjës”, vlerëson traditën dhe fermerët

Haradinaj në Deçan për “Ditën e Gështenjës”, vlerëson traditën dhe fermerët

15:33
Menduh Thaçi për protestat në Tiranë dhe dënimin e Hashim Thaçit: Rrini qetë edhe pak, kjo situatë nuk do të ndalet

Menduh Thaçi për protestat në Tiranë dhe dënimin e Hashim Thaçit: Rrini qetë edhe pak, kjo situatë nuk do të ndalet

10:58

Më shumë nga Lajme

  • 17:56Presidenti i Malit të Zi vjen në vizitë në Kosovë, pritjen ia bën prijësi i Manastirit të Deçanit
  • 17:55Përparim Rama: Rreziku për humbjen e Lojërave Mesdhetare 2030 është real
  • 17:50"Me padi s’ma mbyll gojën, mashtrues, shikoje mirë vete”, Egzona Pacolli e Valon Peci përplasen me akuza e kundërakuza
  • 17:42Policia e Kosovës: Njoftimet për gjoba do të vijnë edhe me SMS
  • 17:33Ngrihen çadra pas Kryeministris në Tiranë, do të përdoren për të dhënë ndihmën e parë për policët e lënduar