Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gucati e quan “çmenduri” kërkesën për 45 vjet burgim

GD
Gazeta Demos15 shkurt 2026 në 21:40
Gucati e quan “çmenduri” kërkesën për 45 vjet burgim

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e ka quajtur çmenduri kërkesën e Prokurorisë për dënim me 45 vjet burgim katërshen e UÇK-së.

Ai nga Haga për KosovaPress ka bërë të ditur se nesër 30 deputetë të Parlamentit zviceran do t’i drejtohen me një rezolutë Gjykatës Speciale, e cila kërkon drejtësi.

“Kjo është çmenduria e shekullit 21, çfarë ka kërkuar Prokuroria e Gjykatës Speciale 180 vjet burgim për krerët e UÇK-së, për katër kolegët tonë apo ish-presidentin apo te tjerët. Prokuroria nuk po mund të gjej fakte, argumente dhe tash ajo merret me 45 vjet dhe mendoj qe kjo prokurori nuk e meriton të jete ku është sot. Sepse kjo drejtësi nuk është. Unë kam frikën se kjo të mos jete drejtësi politike sepse nëse është politike e kemi përvojën ne shqiptarët e kemi përvojën e keqe nga gjykatat politike ne ish-Jugosllavi dhe në ish Serbi. Shpresoj qe të jetë drejtësi ashtu si duhet të ndahet por dua të besoj që këta prokurorë kanë dështuar fare krejt”, tha ai. Gucati pret nga trupi gjykues që të mos marrë për bazë pretendimet e ZPS-së dhe të shpall të pafajshëm Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.

Lexo po ashtuRritet numri i fluturimeve dhe i udhëtarëve me aeroplan”Unë besoj dhe dua të besoj fuqishëm se trupi gjykues nuk do t’i merr asnjë për bazë deklaratat e prokurorisë. Se të gjitha këto deklarata apo të gjitha këto akuza të saj kanë qenë e fabrikuar dhe e montuar nga njerëz të cilët e kanë trupin në Kosovë dhe kokën e kanë në Serbi. Dhe unë shpresoj se mbrojtja ka qenë shumë e fortë dhe gjyqtarët do të anojnë nga drejtësia, jo nga ana e kundërt e prokurorëve. Dhe kjo mua më lë përshtypje të madhe se kjo prokurori ka dështuar total, duke parë arsyet e saj të cilat i ka jep që e lidh Adem Jasharin, pse u taku Adem Jashari me Hashim Thaçin, me Kadri Veselin, me Selimin, me bacën Jakub, me Rexhën dhe të tjerët. Do të thotë merret edhe me Adem Jasharin, ai ka vdekur, ka rënë dëshmor që 28 vite me familje komplet, 56 anëtarë që janë vrarë dhe këta merren me Adem Jasharin, do të thotë se ne s’paskemi pasur të drejtë ta çlirojmë vendin tonë nga hordhitë”, tha ai.

Ai bëri te ditur për KosovaPress se nesër 30 deputetë të Parlamentit Zviceran do të dorëzojnë rezolutë në Gjykatën Speciale. “Por çka është më e mira që sot dua t’ju them një lajm shumë të mirë, 30 deputetë të parlamentit zviceran e kanë bërë një rezolutë dhe e kanë nënshkruar, ku nesër në ora 11:00 do t’i dorëzohet Gjykatës Speciale kjo rezolutë nga 30 deputetë të parlamentit zviceran dhe këta deputetë e kanë dorëzuar dhe qeverisë zvicerane këtë rezolutë, që qeveria zvicerane të mirret. Rezoluta është, kërkohet drejtësi, barazi, asgjë më tepër deputetët e Zvicrës nuk kërkojnë nga kjo gjykatë. Vetëm drejtësi dhe barazi kërkojnë”, tha ai.

Në 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës do të protestohet në Prishtinë me moton “Drejtësi, Jo Politikë”, ku Gucati u ka bërë thirrje shqiptarëve që masovisht të marrin pjesë në marsh në mbrojtje të ish-krerë e të UÇK-së.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po përballen me akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilat ata i kanë cilësuar si të pabazuara. Edhe mbrojtja i ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka argumentuar se UÇK-ja nuk kishte strukturë të organizuar komanduese. Lexo po ashtuQarkullonte me automjet i armatosur, vihet në pranga 23-vjeçari nga ShkodraGjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023 – gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

OVL UCK

Më shumë nga Lajme

  • 18:47PDK i dërgon sërish letër Deharit: Thirre vazhdimin e seancës për nesër, mosrespektimi i procedurave po e thellon situatën
  • 18:31Vdekjet në KEK, Hoti: Tragjeditë kërkojnë përgjegjësi, jo përfitim politik – për keqardhje akuzat që po vijnë nga deputetët e Kuvendit
  • 18:30Ebola përhapet me shpejtësi, mbi 2 500 viktima në Kongo
  • 18:09“Çfarë dështimi”: Bajrami kritikon Ministrinë për tekstet shkollore
  • 17:58Verdikti për krerët e UÇK, Tahiri: Mundësi e mirë që partitë politike ta japin mbështetjen për Hashim Thaçin President