Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gucati: Dritan Goxhaj duhet të na kërkojë falje që foli në emër të luftëtarëve

GD
Gazeta Demos24 qershor 2026 në 18:53
Gucati: Dritan Goxhaj duhet të na kërkojë falje që foli në emër të luftëtarëve

Është dita e 24-të e protestës në Tiranë.

Dhjetëra mijëra qytetarë, po vazhdojnë protestën kundër investimeve të huaja në zonën e mbrojtur në Zvërnec të Vlorës.

E në këtë protestë, po vazhdon të shihet edhe flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo ka shtyrë që të reagojë edhe Organizata e Veteranëve të Luftës në Prishtinë.

Kryetari i saj, Hysni Gucati, thotë se flamuri i UCK-së, nuk duhet të përdoret për arsye politike.

“Ky është flamur i UÇK-së e ka vendin nëpër arkiva, institucione, memorial, në organizata të veteranëve apo shoqata të dala nga lufta e jo në protesta. Ky flamur mund të përdorët në protesta vetëm kur veteranët protestojnë për ligjin e vlerave të luftës dhe protestojnë për vete atëherë duhet me marshu ne me këtë flamur”, ka thënë Gucati, raporton Teve1

Për këtë çështje, Gucati ka fajësuar edhe organizatorët e protestës.

“Dritan Goxhaj duhet me na kërkuar falje ne, me thanë kam gabuar që kam fol në emër të luftëtarëve dhe nuk është anëtar i organizatës së veteranëve të luftës. Nëse me gjenë ai mua një dokumente që ka qenë anëtar i organizatës së veteranë të luftës unë nuk jam më. Dritan Goxhaj nuk është, mos të keqpërdorët flamuri i UÇK-së, nuk e kemi atë drejtë me përdorë flamurin e UÇK-së në këto protesta që nuk ia dimë as kryet, as kush është organizatori nuk e dimë as çka kërkojnë. Vetëm dy fjalë i kemi dëgjuar aty “burg Rama”, “burg Berisha”’, u shpreh ai. E së fundmi, vet kryeministri shqiptar, publikoi një letër.

Në të thuhej se Goxhaj refuzoi t’i bashkohej UCK-së.

Madje letra mban firmën e Xheladin Gashit, të njohur si Komandant Plaku.

“Letra është e nënshkruar prej komandant Xheladin Gashi – Plaku në Shqipëri, në tokën shqiptare. Ata njerëz të cilët kanë dyshime apo hamendje, mos të dyshojnë ajo letër që e ka qit Edi Rama, apo kush do që e ka qit dhe është bërë publike, është letër prej komandant Plaku. Dritan Goxhaj, ka qenë diku dy muaj në vitin 1999, në prill dhe maj edhe atë ka qenë i paguar ka 800 marka i ka marrë në atë kohë prej shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shprehet kreu i OVL-UÇK-së.

Për këtë çështje, Tëvë1 të mërkurën ka tentuar të marrë një qëndrim edhe nga vet Dritan Goxhaj.

Por ky i fundit, nuk ka pranuar të flas.

Hysni Gucati

Më shumë nga Lajme

  • 21:03Ndërpritet furnizimi me ujë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, KRU “Mitrovica” po punon për sanimin e defektit
  • 21:02Sveçla i reagon Ramës: Familja nuk duhet të jetë pjesë e debatit, por përgjigju për qeverisjen
  • 20:52“Kosova varet 100% nga importi”, Ahmeti kërkon masa pas rritjes së çmimeve të derivateve
  • 20:51Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë, Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet që nesër
  • 20:44Incidenti në Malishevë: Ia gjobitën vëllanë 40 euro, rrahu tre policë