Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka dënuar thirrjet për ekzekutimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Rexhep Selimi.
Gucati ka thënë se kërcënimet me vdekje nuk kanë vend në Kosovën e lirë dhe ka kërkuar nga institucionet e sigurisë dhe drejtësisë që ta trajtojnë rastin me seriozitet.
Reagimi i plotë:
Dënoj pa asni rezervë çdo thirrje për ekzekutimin e Gjeneralit Rexhep Selimi. Kërcënimet me vdekje s’kanë vend në Kosovën e lirë që e mundësoi sakrifica e UÇK-së, dhe asnjë rrethanë s’mundet me i arsyetu kurrë.
Institucionet tona të sigurisë dhe drejtësisë duhet me e trajtu këtë rast me seriozitetin ma të madh dhe me e zbatu ligjin pa hezitim. Mospajtimi politik është vetë fryma e kombit të lirë, s’guxon kurrë me u leju me degradu në nxitje për vrasje!