Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin e paralajmëruar për 1 tetor në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Duke folur në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, Gucati tha se kërkesat e paraqitura në konferencën e sotme për media janë të arsyeshme, ndërsa theksoi se është kërkuar nga deputetët që të iniciohet plotësimi dhe ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale.
Gucati tha se, nëse kjo çështje nuk futet në rend dite dhe nuk procedohet në Kuvend, sipas tij, protestat në rrugë do të jenë të pashmangshme.“Rruga nuk është ajo që e preferojmë shumë, nuk kemi dëshirë, por po vjen momenti që të dalim në rrugë”, tha Gucati.


