Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Grupi Punues që do të hartojë “strategjinë shtetërore” për procesin e Apelit në Hagë, kjo është përmbajtja

GD
Gazeta Demos14 tetor 2026 në 16:23
Grupi Punues që do të hartojë “strategjinë shtetërore” për procesin e Apelit në Hagë, kjo është përmbajtja

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për themelimin e një grupi punues që do të hartojë strategjinë shtetërore lidhur me procedurat e apelit në Gjykatën Speciale.

Sipas dokumentit të datës 14 tetor, grupi do të drejtohet nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca.

Vendimi parashikon bashkërendimin e veprimeve institucionale dhe diplomatike për mbështetjen e proceseve gjyqësore dhe dokumentimin e luftës çlirimtare të Kosovës.

“Themelohet Grupi Punues për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë”, thuhet në dokument.

Në këtë grup parashikohet pjesëmarrja e përfaqësuesve të Qeverisë, Presidencës, Kuvendit dhe partive parlamentare, përfshirë VV-në, PDK-në, LDK-në dhe AAK-në.

Një ndër detyrat kryesore është bashkëpunimi me ekipet mbrojtëse të të akuzuarve në Hagë.

Grupi do të identifikojë nevojat për dokumentacion, ekspertizë profesionale dhe mbështetje institucionale, duke respektuar pavarësinë e ekipeve mbrojtëse.

Po ashtu, parashikohet shqyrtimi i çështjeve që lidhen me të drejtat themelore dhe standardet e gjykimit të drejtë.

Dokumenti kërkon edhe analizimin e aktgjykimeve të Tribunalit të Hagës për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë gjatë viteve 1998–1999.

Synimi është që këto materiale të shërbejnë për dokumentimin e së vërtetës historike dhe, sipas nevojës, t’u ofrohen ekipeve mbrojtëse.

“Grupi Punues, brenda tridhjetë (30) ditëve nga konstituimi, harton propozimin fillestar të Strategjisë Shtetërore dhe planin e veprimit”, përcakton vendimi.

Mandati i grupit do të jetë gjashtë muaj, me mundësi vazhdimi.

Konjufca dhe anëtarët e tjerë do të kenë gjithashtu detyrimin ta informojnë kryeministrin Albin Kurti për aktivitetet e tyre të paktën një herë në muaj.

Dokumenti parashikon që vendimi të hyjë në fuqi pas publikimit në Gazetën Zyrtare.

grupipunuesshtetërore

Të ngjashme

Haxhiu: Mirëpres vendimin e Qeverisë për themelimin e Grupit Punues për mbështetjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Haxhiu: Mirëpres vendimin e Qeverisë për themelimin e Grupit Punues për mbështetjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së

12:53
Qeveria themelon Grupin Punues për Apelin e çlirimtarëve

Qeveria themelon Grupin Punues për Apelin e çlirimtarëve

10:03

Më shumë nga Lajme

  • 17:27Rama paralajmëron padi për shpifje ndaj deputetit të VV-së
  • 17:27Protestuesit hapin dyert dhe godasin me gurë godinën e Ministrisë së Financave
  • 17:26Çka thotë dosja e Prokurorisë në rastin e Gani Gecit me Lirim Mehmetajn?
  • 17:26AGK-ja mirëpret masën ndaj Gani Gecit
  • 17:00Deputetja italiane: Stabiliteti në Kosovë i brishtë, prania e NATO-s thelbësore