Të mërkurën është bërë ndërrimi i komandës së KFOR-it mes gjeneralmajori turk, Ozkan Ulutash, te gjeneralmajori italian Roberto Vergori.
Deputetja italiane Paola Chiesa, nëpërmjet një postimi në Facebook këtë e ka cilësuar si një moment historik për Italinë.
“Sot Italia shkruan histori. Gjenerali Roberto Vergori, një nga oficerët më të mirë të Ushtrisë Italiane, merr komandën e misionit të NATO-s, Forca e Kosovës – KFOR. Kjo është një kënaqësi dhe krenari e madhe për kombin tonë dhe për Forcat tona të Armatosura. T’i shërbesh atdheut jashtë vendit është një privilegj dhe jam e sigurt se gjenerali Vergori do ta bëjë këtë, ashtu siç ka vepruar gjithmonë, me nder, besnikëri, sakrificë dhe guxim”, ka shkruar ajo


