Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Grumbullimi i qytetarëve dhe traktorët në rrugët e Skënderajt, Mehani: Metoda të Radojiçiqit

GD
Gazeta Demos16 maj 2026 në 10:50
Grumbullimi i qytetarëve dhe traktorët në rrugët e Skënderajt, Mehani: Metoda të Radojiçiqit

Kryetari i degës së Vetëvendosjes në Skenderaj, Hysni Mehani, ka përshkruar grumbullimin e qytetarëve dje dhe vendosjen e disa traktorëve në rrugë para stacionit policor ku po intervistohej kryetari i komunës, Sami Lushtaku, për rastin ku Mehani u sulmua.

Mehani krahasoi ngjarjen me trazirat në veri dhe tha se Lushtaku po mundohet t’i imitojë metodat e Milan Radoiçiqit.

“Nëse parmbrëmë prania e njësisë speciale ua kujtonte një të kaluar të errët, çfarë u kujtonte bllokimi i rrugëve dhe i policisë me kamionë, traktorë dhe mjete të tjera? Sami Lushtaku mund t’i imitojë metodat e Radoiçiqit në Drenicë, por Drenica kurrë nuk do të mendojë serbisht. Deri në frymën e fundit”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Mehani dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se sulmin ndaj tij e ka bërë Lushtaku. Këtë pretendim e ka mohuar vetë Lushtaku.

Më shumë nga Lajme

  • 10:34Gjendet në Prishtinë personi i raportuar i zhdukur në Ferizaj
  • 10:33Qytetarët kërkojnë zgjerimin e rrjetit të ngrohjes në kryeqytet
  • 10:00“Le ta dinë të gjithë, ai ka qenë numër NJË!” – Naim Karaçica përmend me emër personin që e akuzon për tortura dhe masakra në Drenicë
  • 09:54Gjenden tri automjete të vjedhura në Shqipëri, policia tregon për çka do të përdoreshin
  • 09:29Limaj: Kosova po humb energji në tema të kota, duhet fokus te zhvillimi ekonomik