Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Gruda: Shkeljet kushtetuese PDK-ja do t’i trajtojë pas 16 shtatorit – sot kemi ardhur për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin

GD
Gazeta Demos9 shtator 2026 në 11:48
Gruda: Shkeljet kushtetuese PDK-ja do t’i trajtojë pas 16 shtatorit – sot kemi ardhur për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka bërë të ditur se pjesëmarrja e PDK-së në seancën konstituive nuk nënkupton heqje dorë nga kundërshtimet që kjo parti ka ngritur gjatë muajve të fundit.

Sipas Grudës, PDK-ja ka vendosur të jetë e pranishme në Kuvend për shkak të një date që, sipas tij, ka rëndësi të veçantë për Kosovën – 16 shtatorin, kur pritet vendimi në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

“Ne kemi ardhur sot për shkak se Kosova është para një vendimi historik në Hagë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin. Për hir të kësaj date, ne nuk kemi dashur të mbivendosim konfliktin politik apo dilemat kushtetuese dhe kemi ardhur sot këtu”, tha Gruda.

Ai ka paralajmëruar se pas kësaj date, PDK-ja do t’u rikthehet çështjeve që i konsideron shkelje kushtetuese dhe procedurale.

Gruda ka theksuar se prania e deputetëve të PDK-së në seancën e sotme nuk duhet të interpretohet si pajtim me mënyrën se si është zhvilluar procesi gjatë muajve të fundit.

“Por për ne nuk mund të kalojë krejt çka ka ndodhur këta muaj. Këto shkelje kushtetuese dhe të rregullores do t’i trajtojmë politikisht dhe në rrugë të tjera institucionale pas datës 16 shtator”, u shpreh Gruda.

Deklaratat e tij tregojnë se PDK-ja, edhe pse ka zgjedhur të marrë pjesë në seancën konstituive, synon që debatet dhe kundërshtimet e saj për procedurat e ndjekura deri më tani t’i hapë sërish pas 16 shtatorit.

Kjo datë pritet të jetë e rëndësishme edhe për zhvillimet politike në Kosovë, për shkak të vendimit të pritshëm në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

grudakushtetuesepdk-ja

Të ngjashme

Daka: Gjykata Kushtetuese s’ka çka thotë më, konstituimi është çështje e gjykuar

Daka: Gjykata Kushtetuese s’ka çka thotë më, konstituimi është çështje e gjykuar

08:45
PSE DY STANDARDE PËR ZBATIMIN E VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE?

PSE DY STANDARDE PËR ZBATIMIN E VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE?

18:32
Shkeljet në Kuvend, Gjini: Aleanca do t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Shkeljet në Kuvend, Gjini: Aleanca do t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

15:00
Gruda: PDK voton çdo formë për nënkryetarët, nëse VV-ja garanton konstituimin e Kuvendit

Gruda: PDK voton çdo formë për nënkryetarët, nëse VV-ja garanton konstituimin e Kuvendit

13:40

Më shumë nga Lajme

  • 15:51Kroacia gropos 14.7 tonë speca nga Shqipëria për shkak të pesticideve
  • 15:36Rama i quan “rrenca” asamblistët e VV-së: Nesër do të shpërfaqet fytyra e tyre
  • 15:14IQMT intensifikon aksionin: Nga cigaret elektronike te kontrollet e rrepta në markete për duhanin
  • 14:58106 milionë euro për parkun e erës, Kurti: Kosova ka potencial të madh për energji të ripërtëritshme
  • 14:43Dogana me njoftim për udhëtarët në Aeroportin e Prishtinës: Mallrat mbi 430 euro duhet të deklarohen