Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gruda: PDK-ja s’merr pjesë nëse mbahet seanca për votimin e Konjufcës president, VV-ja po tallet

GD
Gazeta Demos5 mars 2026 në 11:26
Gruda: PDK-ja s’merr pjesë nëse mbahet seanca për votimin e Konjufcës president, VV-ja po tallet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, tha se partia e tij ka vendosur të mos mbështesë kandidaturën e Glauk Konjufcës dhe asnjë kandidaturë tjetër partiake për president.

Ai deklaroi se nuk do të marrin pjesë në seanca dhe se, sipas tij, po përgatitet që seancat të mos mbahen fare.

Sipas Grudës, mosmbajtja e seancës për zgjedhjen e presidentit përbën shkelje të Kushtetutës dhe përmbysje të rendit kushtetues.

“Ne kemi vendosur që mos të mbështesim kandidaturën e Glauk Konjufcës, asnjë kandidaturë tjetër partiake. Është qëndrim i qartë edhe nuk do të marrim pjesë në seancat. Por ajo që po përgatitet është mos me u mbajt seancat fare si e kuptoj unë, është përmbysje e rendit kushtetues. Sepse sot Kuvendi u desh me u mbledh, me zgjedh ose mos me zgjedh një president. Po kjo që as mos me e zgjedh, as mos me e konsumuar procedurën, është shkelje e Kushtetutës edhe po bëhet me qëllim me përmbys rendin kushtetues, me ja nënshtru krejt rendin kushtetues vullnetit të një partie politike”, tha ai.

Gruda tha se situata aktuale është “tallje me Kosovën”, duke theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 51 për qind të votave dhe jo 100 për qind.

Sipas tij, me këtë rezultat zgjedhor partia ka mundur të formojë qeverinë dhe institucionet, por jo edhe të zgjedhë e vetme presidentin.

Ai shtoi se partitë duhet të ulen dhe të gjejnë një emër të përbashkët për president, duke e quajtur situatën aktuale papërgjegjësi ndaj Kosovës dhe qytetarëve.

“Besoj është tallje me krejt Kosovën, sepse rezultati dihet. E vërteta është se ne i kemi vetëm 22 deputetë. Por është edhe një e vërtetë e madhe populli i Kosovës e ka votu 51% Vetëvendosjen, jo 100%, a ashtu? 51%. Me 51% ata kanë mujt me formu qeverinë, me formu kuvendin, me miratu Ligjin për buxhetin e gjëra të tjera, por jo edhe me bë president. Prandaj duhet me u sjell në përputhje me rezultatin zgjedhor. Ky rezultat zgjedhor na ka imponu që të tona me u ulë e me gjet një emër për president. Kjo është e vërteta. Po krejt partitë populiste në botë, në fakt, kur fitojnë 51% e llogarisin sikur kanë fitu 100%, sillemi si 100%. Ajo është komplet tallje me Kosovën, me Kushtetutën, me interesat e qytetarëve të Kosovës. Është papërgjegjësi e pashembullt në Kosovën e pavarur”, deklaroi Gruda.

Përparim Gruda

Më shumë nga Lajme

  • 11:43Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjyqësore në Kaçanik
  • 11:25MPJ e Shqipërisë i reagon Zelenskyt për deklaratat kundër pavarësisë së Kosovës në Beograd: Qëndrojmë fort para sovranitetit të saj
  • 11:08Gazeta zvicerane “20 Minuten” raporton incidentin në Kuvend: Deputetja opozitare gjuan me vezë Albin Kurtin
  • 11:03Ky është mjeku Rrahman Maxharraj që u aksidentua dje në Prishtinë
  • 10:31Serbi kontrollohet në Bërnjak, i gjendet sprej, shufër metalike e imitim arme