I dërguari special i Presidentit të SHBA-së Donald Trump për misionin, Richard Grenell, ka shpërndarë statusin e gazetarit Fitim Çeku, derisa Hashim Thaçi po fliste për përkrahjen e Trump ndaj Kosovës, shkruan Gazeta Demos.
Në statusin e Çekut thuhet se ‘ ‘Ish-Presidenti Hashim Thaçi i kujton popullit të Kosovës se njohja e parafundit e Kosovës erdhi nga Izraeli në Marrëveshjen e Paqes të Uashingtonit me punën dhe përfshirjen e drejtpërdrejtë të Presidentit Trump dhe Ambasadorit” , kështu bashkëngjitur edhe një pjesë të intervistës së fundit të Thaçit.
Ndërkaq Grenell ka përmendur avokatin Smith duke thënë se ishte ai që në vitin 2020 e arrestoi ish-presidentin Thaçi.