Lirim Greiçevci, i cili është pjesë e ekipit mbrojtës së Thaçit, ka thënë se është për keqardhje që Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, “i cili nuk ka lidhje me LDK-në origjinale të Ibrahim Rugovës, përpiqet ta viktimizojë LDK-në e sotme, pa asnjë nevojë dhe pa asnjë dëshmi”.
Këto komente, Greiçevci i bëri përmes një postimi në Facebook, pasi që LDK-ja votoi kundër Ligjit për Gjykatën Speciale.
Ai tha se LDK do të duhej të ishte e para që e kundërshton aktgjykimin ndaj krerëve të UÇK-së, pasi që ajo është futur aty “në mesin e kundërshtarëve të pavarësisë”.
“LDK do të duhej të ishte e para që e kundërshton aktakuzën përçarëse dhe aktgjykimin e kurdisur, ku LDK është futur pa asnjë të drejtë në mesin e “kundërshtarëve të pavarësisë”. LDK-ja e atëhershme, në krye me Presidentin Rugova, ka qenë në ballë të synimit të Kosovës për pavarësi, e assesi penguese ose kundërshtare e saj”, shkroi Greiçevci në Facebook.
