Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në ushtrim të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, ka dekretuar gradimin e tre kolonelëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në gradën Gjeneral Brigade, si dhe emërimin e tyre në detyra të reja.
Në ceremoninë e mbajtur në Presidencë morën pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Në këtë ceremoni, me gradën Gjeneral Brigade janë graduar Arife Halili, Astrit Haliti dhe Mehmet Lladrovci.
Temperaturat e larta, edhe nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autostrada
Gjeneral Brigade Arife Halili është emëruar Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Mbrojtjes, Gjeneral Brigade Astrit Haliti është emëruar Shef i Stafit të Shtabit të Përgjithshëm në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Brigade Mehmet Lladrovci është emëruar Komandanti i Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
U.D. Presidentja i përgëzoi gjeneralët për gradimin dhe detyrat e reja, duke u uruar sukses në përgjegjësitë që marrin përsipër dhe në shërbim të mëtejmë ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Republikës së Kosovës.