Gojart Bajrami, sot ka hapur rrugëtimin e tij zgjedhor për asamblenë komunale nga radhët e LDK-së, shkruan Gazeta Demos.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Bajrami, përmes një shkrimi në Facebook, i cili shkruan se këtë e bën me nderin dhe përgjegjësinë që i jep historia e familjes së tij.
“Familja Bajrami nga fshati Reçak, ka qenë gjithmonë e lidhur me fatin e këtij vendi. Babai im, Vezir Bajrami, në ditët më të vështira të luftës, ka dhënë kontributin e tij si mjek në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shpëtuar jetë dhe duke mbajtur gjallë shpresën e lirisë. Xhaxhai im, Basri Bajrami, ishte kryetari i parë ekzekutiv i Komunës së Shtimes dhe më pas deputet i Kuvendit të Kosovës në vitet vendimtare 1989–1990, duke u rreshtuar në themelet e shtetit tonë”, shkruan ai.
Postimi i plotë i tij:
Me nderin dhe përgjegjësinë që më jep historia e familjes sime, sot hap rrugëtimin tim zgjedhor për Asamblenë Komunale nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Familja Bajrami nga fshati Reçak, ka qenë gjithmonë e lidhur me fatin e këtij vendi. Babai im, Vezir Bajrami, në ditët më të vështira të luftës, ka dhënë kontributin e tij si mjek në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shpëtuar jetë dhe duke mbajtur gjallë shpresën e lirisë. Xhaxhai im, Basri Bajrami, ishte kryetari i parë ekzekutiv i Komunës së Shtimes dhe më pas deputet i Kuvendit të Kosovës në vitet vendimtare 1989–1990, duke u rreshtuar në themelet e shtetit tonë.
Këto vlera; nderi, pastërtia dhe shërbimi ndaj atdheut, janë trashëgimia që më udhëheq në çdo hap.
