Nga 22 kandidatë që ishin për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, lista që do tu dërgohet deputetëve të Kuvendin për votim është ngushtuar në 6.
Komisioni i posaçëm, pas rezultateve të intervistimit të kandidatëve, përzgjodhi gjashtë prej tyre, e nga do zgjedhën vetëm dy.
Listës e para i prinë Benina Kusari, e cila për 15 vite ishte eksperte ligjore në Ambasadën e Amerikane të Kosovës. Ajo kishte shërbyer edhe si trajnere në Akademinë e Drejtësisë së Kosovës.
Përmes një shkrimi në Facebook e njëjta tha se ndihet e nderuar që është e para nga kandidatët e përzgjedhur.
“Jam e nderuar që jam renditur e para nga kandidatët për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe mirënjohëse për vlerësimin profesional të Komisionit! Në një proces të shënuar nga një konkurrencë e fortë profesionale, e vlerësoj thellësisht këtë vlerësim, duke qenë e vetëdijshme se vendimi përfundimtar i takon deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Do ta respektoj vendimin e tyre me konsideratën më të lartë!”- Benina Kusari, Kandidate për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese
Në listë është edhe Emine Abdyli-Pozhari, aktualisht Profesor Asistent në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Abdyli Poazhari është bashkëshortja e ish-këshilltarit të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
E njëjta nuk ishte zgjedhur anëtare e KPK-së, nga radhët e Fakulteteve Juridike, gjatë vitit 2024.
Edhe një tjetër profesor është në mesin e kandidatëve që synon ulësen e gjyqtarit të Kushtetueses. Flamur Mrasori, është profesor në departamentin e së drejtës ndërkombëtare në Fakultetin Juridik në UP.
