Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjyqi i dytë i Thaçit: Gjyqtari shtyn fjalët përmbyllëse, vendimi në fundvit?

GD
Gazeta Demos24 qershor 2026 në 21:43
Gjyqi i dytë i Thaçit: Gjyqtari shtyn fjalët përmbyllëse, vendimi në fundvit?

Fundi iu shty sërish. Rasti për tentim-pengim të drejtësisë në Dhomat e Specializuara, nuk u finalizua më 19 qershor me dorëzimin e dosjeve përfundimtare, e cila qe datë më e preferuar e gjyqtarit të vetëm, Christopher Gosnell.

Kanadezi, e zgjati afatin me kërkesë të posaçme të Fadil Fazliut, anëtarët e mbrojtjes së të cilit kanë probleme shëndetësore, megjithëse fjalët finale me shkrim kanë mbetur peng i dëshmitarit kryesor të Prokurorisë në këtë rast, Koen Herlaar.

Gjykata e kishte rrëzuar në tërësi dëshminë e ekspertit nga Instituti Holandez për Kriminalistikë, i cili pretendonte se dokumentet e gjetura në shtëpinë e Isni Kilajt dhe veturën e Bashkim Smakajt u printuan nga Hashim Thaçi. ZPS e çoi në Apel rastin dhe për të s’ka marrë ende asnjë epilog.

Ky vendim i bie të merret para 3 korrikut, që është afati i ri për dosjet finale.

“Palët duhet të jenë të gatshme t’i dorëzojnë fjalët përfundimtare pas “një lajmërimi të shpejtë” për shkak të pritjes nga Apeli. Nga palët pritet të dorëzojnë dosjet jo më vonë se tri ditë pune pas njoftimit për vendimin e Apelit”, tha Christopher Gosnell, gjyqtar i vetëm “Thaçi dhe të tjerët”.

Me këtë qëndrim, Gosnell ka shtyrë edhe fjalët përmbyllëse në gjykatore deri pas pushimit të verës, pra 17 gushti i 2026 e tutje.

Vendimi i cili me këtë ritëm mund të merret deri në fundvit, do të bazohet edhe në disa fakte për të cilat nuk ka më luftë ligjore ndërmjet ekipeve mbrojtëse të Thaçit, Smakajt, Kilaj, Fazliut e Kuçit si dhe Prokurorisë.

Të martën u publikua pakoja e 10 e fakteve të pakontestueshme, për dëshmitarë tjerë të ZPS-së si Sokol Bashota, Ismet Tara, Demush Krasniqi e tjerë të mbrojtur, që thonë se nga fillimi i gjykimit kurrë s’u kontaktuan apo kërcënuan nga dikush për ndërhyrje në dëshminë e tyre./klankosova/

ZPS

Më shumë nga Lajme

  • 18:23Ky raportohet se është personi i ekstraduar nga Shqipëria në Kosovë, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
  • 17:43Libani bëhet vendi i parë arab që heq dënimin me vdekje
  • 17:31SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
  • 17:27Komandanti i FSK-së priti në takim senatoren Ernst, diskutohet forcimi i bashkëpunimit
  • 17:22Plani i Vuçiqit për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar realist me pasoja për Kosovën?