Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjykata Supreme reagon ndaj Qeverisë në detyrë: Reagimi për aktgjykimin është ndërhyrje e papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit

GD
Gazeta Demos16 korrik 2025 në 09:40
Gjykata Supreme reagon ndaj Qeverisë në detyrë: Reagimi për aktgjykimin është ndërhyrje e papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit

Gjykata Supreme e Kosovës ka reaguar pas deklaratave të Qeverisë në detyrë lidhur me aktgjykimin P.A.nr.09/2025, përmes së cilit është shfuqizuar Udhëzimi Administrativ (MFPT) nr.01/2025 për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë .

Në një komunikatë për media, Gjykata ka shprehur keqardhje për, siç e cilëson, reagimin tendencioz të Qeverisë në detyrë, duke theksuar se një reagim i tillë përbën jo vetëm keqinterpretim të vendimmarrjes gjyqësore, por edhe ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit.

“Të gjitha institucionet, përfshirë Qeverinë, janë të obliguara ta respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Gjykata thekson se vendimet e saj janë të bazuara në Kushtetutë dhe ligjet në fuqi, dhe si të tilla, ato duhet të respektohen nga të gjitha institucionet.

Sipas Gjykatës, në rastin konkret është garantuar që akti nënligjor të jetë në përputhje me normat juridike që rregullojnë mënyrën dhe kohën e miratimit të tij, dhe çdo përpjekje për ta vënë në pikëpyetje autoritetin dhe legjitimitetin e saj përmes deklaratave politike, përbën cenim të pavarësisë së gjyqësorit dhe dëmton besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

Në fund, Gjykata Supreme bën thirrje që institucionet të tregojnë gatishmëri për zbatimin e vendimeve gjyqësore si kusht i funksionimit të shtetit ligjor, duke ritheksuar se ajo do të vazhdojë ta ushtrojë funksionin e saj në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar, në shërbim të zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.

Më shumë nga Lajme

  • 13:47Aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj, lëndohet një këmbësor
  • 13:36Vuçiq i rikthehet idesë së çmendur për Ujmanin: Po e shqyrtojmë ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
  • 13:35Përmirësohet situata me zjarret në Mallakastër, problem mbetet era e fortë
  • 13:22REL: Si po i kushton Kosovës bllokada e tregtisë së energjisë me Serbinë
  • 13:18Tragjedi në Ksamil: 4-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga vetura e babait