Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Peticioni nga Ferizaj mbërrin në Kuvendin e Kosovës, kërkohet largimi i emrit “Uroshevac”

GD
Gazeta Demos28 shtator 2026 në 10:38
Peticioni nga Ferizaj mbërrin në Kuvendin e Kosovës, kërkohet largimi i emrit “Uroshevac”

Në Ditën e Dëshmorëve të Ferizajt është dorëzuar zyrtarisht në Kuvendin e Kosovës peticioni për largimin e emrit “Uroshevac” nga përdorimi zyrtar, në shenjë respekti për të rënët për liri dhe pavarësi.

Nisma, e cila kishte nisur më 18 korrik, është përmbyllur me 14 mijë e 140 nënshkrime të qytetarëve të Ferizajt.

Përfaqësuesit e iniciativës thanë se presin që peticioni të shqyrtohet dhe të miratohet nga Kuvendi, duke theksuar se ai gëzon mbështetjen e të gjitha subjekteve politike në Ferizaj, si dhe të komuniteteve joshumicë.

“Janë mbledhur 14 mijë e 140 nënshkrime të qytetarëve të Ferizajt. Nuk besojmë se do të hasim në vesh të shurdhër, pasi kemi mbështetje nga i gjithë spektri politik në Ferizaj dhe nga komunitetet joshumicë”, u tha gjatë dorëzimit të peticionit.

Sipas organizatorëve, emri “Uroševac” konsiderohet një relikt i pushtuesit serb, ndërsa nisma synon që Ferizaj të përdoret si emërtimi i vetëm zyrtar.

“Ne nuk kemi asnjë obligim t’i mbajmë reliktet e pushtuesit serb, siç është në këtë rast emri ‘Uroševac’. Emra të tillë ka në mbarë Kosovën dhe ky është vetëm fillimi”, deklaruan ata.

ferizajpeticionikuvendin

Të ngjashme

Rrëshqiti dhe e shkrepi armën aksidentalisht nga çanta, 20-vjeçari dyshohet se plagosi veten në një parking në Ferizaj

Rrëshqiti dhe e shkrepi armën aksidentalisht nga çanta, 20-vjeçari dyshohet se plagosi veten në një parking në Ferizaj

11:38

Më shumë nga Lajme

  • 11:20Dalin në shitje biletat për tifozët e Kosovës për ndeshjen ndaj Izraelit
  • 11:17DREJT UNITETIT APO PËRÇARJES!
  • 11:15Aktakuzë ndaj një personi në Prizren për shit-blerje të narkotikëve, iu kap marihuana në Vërmicë teksa po vinte me autobus nga Shqipëria
  • 11:14Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit për vjedhje në Malishevë
  • 11:11Nisma e PDK-së për Specialen, Ymeri: Do ta diskutojmë në Grup Parlamentar