Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim në Hagë, pasi Gjykata Speciale ka vendosur t’ia zgjasë këtë masë edhe për një periudhë tjetër.
Sipas vendimit të marrë më 10 qershor, gjykata vlerësoi se ende ekzistojnë arsyet që justifikojnë vazhdimin e paraburgimit. Në njoftimin zyrtar thuhet se mbrojtja nuk ka paraqitur kundërshtime lidhur me këtë vendim.
Prokuroria pretendon se vazhdon të ekzistojë rreziku i arratisjes, duke argumentuar se Thaçi është i vetëdijshëm për akuzat me të cilat përballet. Gjithashtu, përmenden pretendime për përpjekje të mundshme për ndikim në procedurat gjyqësore.
