Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Gjykata Speciale është monoetnike”, Bajrami: Kam deponuar prova e video mbrojtëse

GD
Gazeta Demos15 qershor 2025 në 19:28
“Gjykata Speciale është monoetnike”, Bajrami: Kam deponuar prova e video mbrojtëse

Hartuesi i Kushtetutës, Arsim Bajrami deklaroi se ka qenë kundër Gjykatës Speciale, duke thënë se është monoetnike, që sipas tij, merret me gjykimin vetëm të krimeve të supozuara të UÇK-së dhe asnjëherë nuk ka në juridiskon të merret me krimet e gjenocidit të Serbisë.

Ai në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës tha se presioni ka qenë i jashtëzakonshëm për këtë gjykatë, madje shtoi se ka pasur edhe kërcënime që nëse nuk e bën Kuvendi i Kosovës, do ta bëjë Këshilli i Sigurimit.

“Atëherë e kam këshilluar edhe Thaçin dhe të tjerët që më mirë ta bëjë Këshilli i Sigurimit se sa me votat e deputetëve që ne vetë ta pranojmë një gjykatë që ka tendencë ta ndryshojë historinë e Kosovës. Jemi para një akti të kryer”, u shpreh Bajrami.

Tutje, akademiku Bajrami tha se ka ofruar prova mbrojtëse, madje ka dërguar video pasi ka bashkëpunim të ngushtë me ekipin e mbrojtjes.

“Gjatë veprimit, gjatë këtyre viteve e kam përcjellë këtë gjykatë dhe kam ofruar shumë prova mbrojtëse. Kam deponuar prova mbrojtëse, bashkëpunoj me ekipin mbrojtës, kam deponuar edhe personalisht video”, u shpreh Bajrami.

Më tej, ai thotë se lufta e UÇK-së ka qenë një luftë çlirimtare, dhe nuk bëhet fjalë për kurrfarë ndërmarrje kriminale.

Lufta e UÇK ka qenë një luftë çlirimtare, nuk bëhet fjalë për kurrfarë ndërmarrje kriminale sepse nëse e studiojmë UÇK-në atëherë ajo në fakt ka qenë guerilë vullnetare e cila nuk e ka pasur prapa shtetin dhe ka vepruar mbi baza patriotike që ka luftuar për të mbrojtur popullin”, tha ai.

Arsim Bajrami

Më shumë nga Lajme

  • 13:54“Arma ishte me leje, lëndimet ishin të rënda”, komandanti i stacionit policor flet për vrasjen në Malishevë
  • 13:45Kushëriri i Jetlirës pas tragjedisë në Malishevë: Nuk kemi dëgjuar kurrë se çifti kishte probleme
  • 13:29E rëndë në Shëngjin, gjendet pa shenja jete në ujë një 18-vjeçar nga Kosova
  • 13:26Arben Mustafa: Kurtit s’i paska bërë përshtypje riparimi i vagonëve në Serbi, VV dikur rrokulliste kamionët me produkte serbe
  • 13:15Deliu - Kodra: Kurti paska qenë i informuar qysh në vitin 2024 për kontratën e Trainkos-it dhe ka heshtur