Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjykata refuzon kërkesën për paraburgim, 21 të dyshuarit për manipulim të votave në Mitrovicë do të mbrohen në liri

GD
Gazeta Demos3 shkurt 2026 në 09:37
Gjykata refuzon kërkesën për paraburgim, 21 të dyshuarit për manipulim të votave në Mitrovicë do të mbrohen në liri

21 të dyshuarit për falsifikim të rezultateve të votimit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit në komunën e Mitrovicës, janë liruar të mbrohen në liri.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjyqtari kompetent ka refuzuar urdhrin e prokurorit për caktimin e paraburgimit ndaj 21 të dyshuarve dhe të njëjtit janë liruar të mbrohen në liri.

“FALSIFIKIM I REZULTATEVE TE VOTIMIT Qendra e numërimit në Mitrovicë / 29.12.2025-02-01.2026 – 08:00. Lidhur me rastin, me 02.02.2026 gjyqtari kompetent ka refuzuar urdhrin e prokurorit për caktimin e paraburgimit ndaj 21 të dyshuarve dhe të njëjtit janë liruar të mbrohen në liri”, thuhet në raportin e policisë.

Policia në raportin e sotëm po ashtu ka njoftuar se mbi dyshimet për falsifikim të rezultateve të votimit në Malishevë, edhe një person është prangosur ditën e djeshme.

“ Me 02.02.2026 lidhur me rastin në vazhdimësi të hetimeve është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Ditëve të kaluara janë ndaluar e paraburgosur edhe komisionerë e vëzhgues të qendrave të numërimit në Prizren e komuna të tjera.

votat

Më shumë nga Lajme

  • 17:29Ahmeti: Ata që luftuan për lirinë e Kosovës nuk mund të gjykohen mbi akuza të ndërtuara nga Beogradi e Moska
  • 17:17Osmani: Bota duhet të vazhdojë të dëgjojë për krimet serbe, për të cilat ende nuk ka drejtësi
  • 16:43Protestë në zemër të Texasit, shqiptarët kundër vendimit të Speciales
  • 16:31Nesër mblidhen deputetët, në rend dite Miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës
  • 16:16Nagavci pas arrestimit të nëntë personave: Çdo krim duhet të zbardhet dhe secili që ka përgjegjësi duhet të japë llogari para drejtësisë