Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar mediat se sot, më 24 janar 2026, duke filluar nga ora 14:00, janë caktuar seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë lidhur me një rast penal në të cilin janë ndaluar 109 persona.
Sipas njoftimit zyrtar, personat janë ndaluar më 23 janar 2026 nën dyshimet për kryerjen e veprave penale manipulim me vota.
Nga Gjykata bëhet e ditur se ky njoftim vlen vetëm për kohën e mbajtjes së seancave dëgjimore, ndërsa theksohet se procesi i pranimit të kërkesave nga Prokuroria Themelore në Prizren për caktimin e masës së sigurisë ende nuk ka përfunduar.
