Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Gjykata e Lartë merr vendimin për Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

GD
Gazeta Demos15 shtator 2026 në 11:24
Gjykata e Lartë merr vendimin për Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, duke lënë në fuqi masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i mbledhur këtë të martë, në Dhomë Këshillimi, shqyrtoi kërkesën e Erion Veliajt kundër vendimeve të mëparshme të gjykatave të posaçme, raporton Top Channel.

Veliaj kërkonte shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe një vendimi të mëparshëm të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, lidhur me masën e sigurisë ndaj tij.

Pas shqyrtimit të çështjes, Kolegji Penal vendosi lënien në fuqi të vendimit nr. 13, datë 13 mars 2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Vendimi është marrë bazuar në nenin 441, pika 1, shkronja “e” të Kodit të Procedurës Penale.

Me këtë vendim, Gjykata e Lartë nuk ka pranuar kërkesën e Veliajt dhe ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm, duke bërë që kryebashkiaku i Tiranës të vijojë të qëndrojë në burg.

Vendimi:

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i mbledhur në datë 15 shtator 2026, në Dhomë Këshillimi, mori në shqyrtim dosjen penale me palë: Kërkues: Erion Veliaj, Palë e Interesuar: Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe objekt: Shfuqizimin e vendimeve nr. 7, dt. 09.02.2025, te Gjykates se Posacme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vleftesuar permes vendimit nr. 14, dt. 12.02.2025, te Gjykates se Posacme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 13, dt. 13.03.2025, te Gjykates se Posacme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2025-1153 (176), dt. 08.07.2025, te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte. Shpenzimet gjyqesore ne ngarkim te subjektit te interesuar.

Pasi shqyrtoi çështjen, Kolegji, bazuar në nenin 441, pika 1, shkronja “e” të Kodit të Procedurës Penale, vendosi: Lënien në fuqi të Vendimit nr.13 (87-2025-85), datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

lartëgjykatëserion

Të ngjashme

Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit në atë spitalor

Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit në atë spitalor

11:00
Policia në Prishtinë realizon 165 urdhëresa të gjykatës brenda një jave, sekuestron edhe 9 armë

Policia në Prishtinë realizon 165 urdhëresa të gjykatës brenda një jave, sekuestron edhe 9 armë

17:07

Më shumë nga Lajme

  • 17:50Presidentja Shiroka-Pula pranon Raportin e Progresit nga ambasadori i BE’së, zotohet për avancim të reformave
  • 17:41Kurti pret në takim gjeneralin Osborn: U pajtuam për rolin e Kosovës në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor
  • 17:28“Arlinda nuk u mbrojt nga ana e shtetit”, vazhdon protesta në Prishtinë
  • 17:19Lushaku pritet nga shefi i grupit parlamentar të CDU/CSU: Gjermania, partner i rëndësishëm strategjik
  • 17:11Dialogu në ngërç: Çfarë kartash ka ende BE-ja?