Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu, po mbahet në paraburgim në Hagë nën akuzat për pengim të drejtësisë. Prej gati një viti, djali i tij, Fahriu, thotë se nuk po i lejohet as të komunikojë dhe as ta takojë, ndryshe nga familjarët e tjerë që kanë këtë të drejtë. Ai e quan këtë shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe rrëfen mallin për të atin.
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu, po mbahet në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë, i akuzuar për pengim të drejtësisë. Pothuajse prej një viti, djali i tij, Fahriu, pohon se nuk i lejohet asnjë lloj kontakti me babanë, ndërsa kujtimin e tij e mban gjithnjë pranë, përmes një fotografie.
Fahriu thotë se po i shkelen të drejtat nga Gjykata në Hagë.
“Këtë muaj që po hyjmë po bëhen 9 muaj që s’po munden ta takoj babin tim, as ta shohë në video lidhje as ta takoj në mënyrë fizike, ku ai po qëndron atje padrejtësisht. Është një mërzi e madhe si djalë i tij, por mendoj që është një shkelje e madhe e të drejtave të njeriut që s’po më lejohet ta takoj vetëm njëherë babin tim”, tha Fahri Fazliu, biri i Fadil Fazliut.
Megjithëse, familjarët e tjerë gëzojnë të drejtën për ta takuar dhe për të komunikuar me të, Fahriu thotë se nuk e kupton arsyen pse po i mohohet kontakti me babanë teksa thekson se ende nuk ka marrë përgjigje nga Dhomat e Specializuara në Hagë.