Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjykata e Apelit aprovon ankesën e komunës së Prishtinës për sheshin “Xhorxh Bush”, lënda kthehet në rishqyrtim

GD
Gazeta Demos19 korrik 2025 në 13:16
Gjykata e Apelit aprovon ankesën e komunës së Prishtinës për sheshin “Xhorxh Bush”, lënda kthehet në rishqyrtim

Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e Komunës së Prishtinës në lidhje me vendimin për shndërrimin e rrugës “Xhorxh Bush” në shesh për këmbësorë, duke anuluar kështu vendimin e mëparshëm të Gjykatës Themelore dhe duke e kthyer çështjen për rishqyrtim.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka theksuar se ky vendim përforcon qëndrimin e Komunës se veprimet e ndërmarra janë bërë në përputhje me interesin publik dhe ligjin.

“Ky vendim i ri i Gjykatës së Apelit vërteton se kemi pasur të drejtë dhe se veprimi ynë ka qenë në përputhje me interesin publik dhe ligjin. E kemi thënë dhe do ta themi sërish: qendrat e qyteteve moderne nuk ndërtohen mbi ndotje, zhurmë dhe privilegje të vjetra, por mbi parimin që qyteti u takon KËMBËSORËVE, jo MAKINAVE”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ai theksoi se ky transformim është pjesë e një strategjie afatgjatë për zhvillimin urban, mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

“Shndërrimi i një rruge në shesh publik nuk është vendim momental, por strategji afatgjatë për zhvillim urban, mbrojtje të mjedisit dhe përmirësim të cilësisë së jetës: Reduktimi i ndotjes së ajrit nga PM10 dhe NO2 nuk është çështje komoditeti – është çështje shëndeti publik. Hapja e qytetit për këmbësorët nuk është çështje estetike – është çështje sigurie dhe barazie sociale. Zhvillimi i një hapësire publike për këmbësor në vend të një korridori trafiku nuk është eksperiment – është standardi i domosdoshëm i qyteteve që duan të ecin përpara”, theksoi ai.

Kryetari i kryeqytetit tha se ky projekt është i përputhshëm me standardet e Bashkimit Evropian dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, ndërsa paralajmëroi se do të vazhdojë pa u ndalur në këtë drejtim.

“Do të vazhdojmë me qetësi, vendosmëri dhe respekt të plotë për ligjin e interesin publik. Ata që i frikësohen një Prishtine për të gjithë, do të kuptojnë se koha e BLLOKADAVE të jashtëligjshme mbi kurrizin e qytetit po perëndon”, shkroi ai.

Më shumë nga Lajme

  • 18:35Veliaj nga burgu jep një propozim për krerët e UÇK-së!
  • 18:21Dy orë mbështetje për ish-krerët e UÇK-së, protesta në Cyrih përfundoi pa incidente
  • 18:19Nafta në Kosovë rreth 1.95 euro, Berjani: Tregu ndërkombëtar po lëviz fuqishëm
  • 18:14Daut Haradinaj: Sot nuk ka rrugë të mesme, ose i gëzohesh dënimit si Serbia, ose e kundërshton atë
  • 18:09Kujtim Gërvalla i reagon Mergim Lushtakut: Familja Gërvalla ishte dhe mbetet në përkrahje të UÇK-së